Çuçi takim me ish votues të djathtë në “Çole”: Me PS nuk do të zhgënjeheni! Rama i ka ndërruar faqen Vlorës

2 Maj 2025, 14:03Politika TEMA
Çuçi takim me ish votues të djathtë në

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me banorë të lagjes “Çole” në Vlorë. Bashkë me kandidaten për deputete, Zamira Sinaj dhe kryebashkiakun Ermal Dredha, ata kërkuan mbështetjen me votë për PS-në dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit. Banorët e kësaj lagje tha Çuçi, deri në zgjedhjet e vitit 2021 kanë votuar përgjithësisht partitë e djathta, por kësaj radhe është ndryshe sepse e kanë kuptuar shumë mirë cila është forca që do të vijojë të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe do ta çojë vendin në BE.

“Tashmë nuk ka më majtas dhe djathtas, por ka përpara dhe mbrapa. Ju nuk do të zhgënjeheni kurrë që do të përqafoni në 11 maj Partinë Socialiste. Garanci për këtë është ekipi ynë, garanci për këtë është qeverisja socialiste, garanci për këtë është Edi Rama, kryeministri që i ka ndërruar faqen Shqipërisë dhe sidomos Vlorës. S’ka kartolinë më të bukur për të dëshmuar transformimin e Shqipërisë sesa transformimi i Vlorës”, tha Çuçi.

Më tej ai përmendi disa nga projektet madhore që presin të finalizohen në Vlorë si aeroporti ndërkombëtar, marina, porti industrial, zgjatimi i Lungomares etj.

“Do ta kthejë Vlorën së bashku me qeverisjen socialiste dhe me Edi Ramën në krye, destinacionin kyesor turistik të Mesdheut. Ne duam çdo votë tuajën për të konfirmuar mbështetjen që vlonjatët do t’i japin Edi Ramës. Ne e duam si konfirmim që kur të shkojmë në Europë të jemi sa më solidë si shqiptarë, jo si të majtë dhe të djathtë, por si shqiptarë që duan të ecin vetëm përpara. Ju nuk do të zhgënjeheni nga Partia Socialiste, por do të bindeni çdo ditë e më tepër që në 11 maj do të bëni zgjehdjen e duhur, numrin 5 në fletën e votimit, Partinë Socialiste”, deklaroi Çuçi.

5 Komente

  1. M
    Marian Silver

    Ke te drejte, une them ta provojme njehere se nuk i dihet, ene ti dukesh djale i cilter qe nuk ma merr mendja se ben shaka ne ato qe thu

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Duhen provuar se pak ishin 13 vjet ne pushtet!

      Përgjigjjuni
      1. v
        vlora***

        Po ik o grua shkerdhyer 12 vjet pensioni 20 mije lek, cmimet ritur tre fish,pensionistet duhet te jene budallenj t ju votojne prape juve , me mire ja jap Arlindit se ty grua qirit

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jam vlonjat bythqir

          Uarrrrrreee nipçeee, e mori provimin motra, orrreeeee

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rilindës vlonjat

          Po ke të drejtë ÇUÇI Projekte madhore ,,rrugët si në Kandahar. Uji 24 orë në javë,,Pa Pastërtia kudo nëpër Vlorë ,,Punimet tek Aliko duken sikur po bëjnë Digën e Komanit ,,Mbeturinat i ke kudo ,,Parkimet në Vlorë i kanë blerë Privatët ,,,,Administrata plot me kurva ,të paaftë ..si puna e Frankos apo ata pseudojuristët, që keni çuar nëpër zyrat tuaja ,,Ashk është bërë bunker ,ku vetëm sekserët çajnë ,,iKNI se na keni çarë ????? 13 vjet na keni mashtruar bashkë me atë bandën e PD .Më mirë votojë këta të rinjtë se sa ty dhe atë sektin tuaj pervers

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje