Kryeministri Edi Rama ishte sot në mbrëmje në Peshkopi ku mbajti takimin e radhës elektoral me socialistët në fushën e Gjoricës.
Në miting nuk mungoi as këngëtari Noizy, me të cilin Rama shkëmbeu dhe batuta.
Rama tregoi premtimin që i bëri Noizyt për rrugën e Arbrit dhe të Maqellarës dhe kushtin që i vuri për makinën e tij Lamborghini.
Rama: Nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë se jemi shok me Noizyn, o Noizy pa e bo atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke në Peshkopi nuk e lë këtë punë. Noizy jo me helikopter, jo me dron, çonte me pa ku janë punimet.
Çonte makina të lodhme me më provoku. Tipik dibran. Ta hedh këtej, ti sheh këtej dhe ta fut këtej. Mirë thoshte ka ec, po… ajo po-ja ishte ky lamborghini im zor se ikën atje. Do marrësh Lamborghinin dhe do jesh i pari që do futesh nga rruga e Maqellarës në Peshkopi.
Noizy: Nga ura e Shupenzës është vetëm 2 km pa shtruar. Kam gjyshin atje, ta shoh. 2 km janë.
Rama: E kuptoni tani?! I them Klosit, kujdes me atë 4-1. Unë them që meqë nuk u prishëm për atë rrugën e Arbrit, dhe tunelin e Murrizit sikur kishin ardhur xhindet e Dibrës aty mren, nuk do prishemi për 2 km. Kushti është, bëjmë rrugën por albumin e vet Noizy do e prezantoj te kjo rruga këtu. Do i sjelli gjithë fansat nga Kosova, Maqedonia, se rrugën e kanë. Asaj rrugës do ja vejmë rruga e Noizyt. Dakord kryetar? Do i vëmë gozhda që mos të shkojnë me shpejtësi makinat.
Gju me gju me popullin, dhe e dime mire si shkoi ajo pune!...lol
Rama me Noizin si drogaxhiu me drogaxhiu.
"Gjigandi" eshte bere liliput. Ne krize te plote identiteti... Sa poshte ka ra Kartagjena... Eshte bere si ata tek qe nuk lejne gje pa bere, vetem te kene vemendje...fiks si tek "perpithen". Hajde Edi Drama hajde...ku u katandise...
ka shku per lesh ky i gjati... vazhdon ne burrel dhe diber me Noizyn me lamborxhini, ku njerezit diskutojne mbijetesen...
Eh merr artist, pikturist! Kështu është kur të duket vetja gjithëçkaditës... Se nuk e besoj se ka keshillarë politik që të të keshilloj kështu nga ana e marketingut politik. Kujdes se mos i del kund emri këtij në ndonjë vend nëpër Europë dhe do thuash që se dija pastaj. Se për gjithë pislliqet e tjera është i afirmuar ky. (Se helbete, concertet janë vetëm kamuflimi).
Sa çyrykë që jeni mër jahu..????