Kundërshtimi i vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë nga Lulzim Basha nuk pengon procedurat për marrjen nën administrim të PD nga pala e Sali Berishës. Këtu përfshihen edhe financat e partisë, për të cilat do të kërkohet kontroll i menjëhershëm. Këtë e konfirmoi në emisionin “Pa Censurë”, nënkryetari demokrat Gazment Bardhi.
“Në lidhje me financat, nuk duhet të ketë asnjë lëvizje nga ata që i kanë administruar deri tani. Madje, do të ketë një auditim të plotë të mënyrës sesi janë përdorur fondet e partisë nga individë që, ligjërisht, nuk duhet ta gëzonin këtë të drejtë”- tha Bardhi, i cili identifikon Lulzim Bashën si njërin nga këta individë.
“Zoti Basha ka përdorur financat e partisë me një vërtetim gjykate, bazuar në zgjedhjen e 2021-shit. Politikisht dhe ligjërisht, ai e kishte humbur fuqinë, pasi zoti Basha dha dorëheqjen në 2022-shin. Përdorimi i atij vërtetimi për të shpenzuar para, pra keqpërdorimi i atyre fondeve pa respektuar vullnetin e të gjithë anëtarëve, do të kalojë në një auditim të brendshëm të PD”- u shpreh Gazment Bardhi, i cili, gjatë intervistës bëri dhe një apel për Bashën në lidhje me financat e PD.
“Nxis të mos ketë asnjë veprim të mëtejshëm, sepse do të ishte jo vetëm politikisht, por edhe ligjërisht e dënueshme. Nuk duhet të ketë asnjë veprim me fondet e PD”- tha Gazment Bardhi në RTSH.
Për vitin 2024, KQZ i ka dhënë PD-së rreth 1 milionë euro, ndërkohë llogaritet që, deri kur Gazment Bardhi u shkarkua nga Lulzim Basha në mesin e vitit të kaluar, në arkën e partisë të kenë qenë edhe rreth 1.5 milionë euro të tjera.
Bardhi as si jurist nuk te bind se si politikan ska burre nene ta kuptoje.
Bardhoshe nuk te qi me.njeri.tani se je.ber legene fare .te bie era pidhi..
Qelbesire! Tani u kujtove te denoncosh Lulzim Bashen,edhe pse Luli se bashku me Saliun duhet te ishin ne burg prej vitit 2011 ,pas vrasjes se 4 qytetareve. Por ju qe flisisni e flisni pro Lulit dhe tani kunder jen njerez qelbesira.... Nuk jeni burra por ai qe nxjerin burrat e vertet ne mengjes kur shkojne ne hale, ose nevotore....