Avokatët e Ajola Xoxës: Asnjë përfitim nga fondet publike, shpifje dhe manipulim mediatik

31 Korrik 2025, 12:33Politika TEMA
Avokatët e Ajola Xoxës: Asnjë përfitim nga fondet publike,

Pas publikimeve në disa portale që lidhen me një deklaratë të Abigeila Voshtinës mbi një aktivitet të financuar nga shteti, avokatët e znj. Ajola Xoxa kanë reaguar, duke i cilësuar lajmet të pavërteta, të manipuluara dhe të qëllimshme për ta dëmtuar imazhin e klientes së tyre në një fazë të ndjeshme hetimore.

Deklarata e plotë e avokatëve të znj. Ajola Xoxa:

Në vijim të një publikimi të shpërndarë nga disa portale online, ndjejmë detyrimin të reagojmë ndaj një përmbajtjeje manipuluese, të nxjerrë nga konteksti hetimor dhe të ndërtuar mbi deklarata të pjesshme, me qëllim denigrimin e znj. Ajola Xoxa, por edhe pozicionin e saj në një proces juridik.

Sqarojmë se as znj. Ajola Xoxa, as ndonjë prej subjekteve juridike që ajo administron, nuk kanë përfituar asnjë fond publik nga aktiviteti që përmendet në deklaratën e Znj. Abigeila Voshtina. Nuk ekziston asnjë marrëdhënie financiare apo institucionale ndërmjet tyre dhe ndonjë institucioni shtetëror sa i përket aktivitetit në fjalë.

Çdo pretendim për të kundërtën është i pavërtetë dhe i shpërndarë me qëllim manipulimin e opinionit publik gjatë një procesi hetimor në zhvillim dhe para çdo verifikimi të plotë, objektiv e të pavarur. Kjo është strategji që synon të prodhojë një fajësi mediatike aty ku mungon çdo bazë juridike.

Kjo mënyrë veprimi është vetëm tregues i dobësisë së akuzës, që kërkon të imponojë në publik një narrativë të pavërtetë, e që për më tepër nuk reagon ndaj publikimit të detajeve nga një proces hetimor që është në zhvillim.

Sa i përket deklaratës së znj. Abigeila Voshtina, sqarojmë se fondi i përmendur është miratuar nga Këshilli i Ministrave për Ministrinë e Kulturës dhe më pas i është kaluar për administrim Teatrit të Operas dhe Baletit.

Znj. Ajola Xoxa nuk ka pasur dhe nuk mund të kishte asnjë rol në këtë proces.
Është fakt se as znj. Xoxa vetë e as subjektet nën administrimin e saj nuk janë paguar asnjë cent nga ky fond. ZERO!

Zonja Xoxa nuk është institucion, por një individ nën hetim, ndaj çfarëdo përpjekjeje për ta stigmatizuar publikisht përpara se të gjykohet është jo vetëm moralisht e papranueshme, por edhe një dhunim i rëndë i parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë.

Ne kemi treguar që kemi gjithë durimin për të respektuar procesin e të mos reagojmë me të njëjtën mënyrë si ata që shkelin çdo parim kushtetues. Por kjo, sigurisht nuk mund të keqkuptohet si dorëzim.

Shpifja nuk është informim.

Gjysma e së vërtetës është gënjeshtra më e madhe.

Publikimi i sekreteve hetimore është vepër penale.

8 Komente

  1. U
    Ushtari.

    Dakort e avoketer jam po me shume dakort do te jem qe per keto qe thoni publikoni thenien e Voshtines dhe dokumentin nga keshilli i ministrave dhe keshtu thyhen gjerat aty ku duhen.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pse deshton perhere Shqiperia "demokratike"?

      Spak u krijua per Saliun, Liken dhe Ramen! Por po harxhon milionat euro te popullit fukara duke u marre me ceshtje ordinere si veshjet e gruas se Veliajt!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gyp gyp spaku

        O kari , 170 ml eu iceneratore nuk permenden fare . Mos u merzit o morr i kuq sepse do ja heqin breket gruas ne fillim sic ja hoqi kastro zizo kur qe e re dhe pastaj zdromsi i heq vete

        Përgjigjjuni
      2. A
        Asd

        Avokatet po pohojne qe nuk kane prekur para publike por (nenkuptohet) kane prekur ama para te tjera. Psh, parate ua kane marre Gentjan Sules dhe te tjereve si ai. Kjo sipas avokateve nuk quhet vjedhje e fondeve publike!?

        Përgjigjjuni
        1. N
          N

          Spaku po nuk largoj ate qe ka hyr ne kundershtim me ligjin ne Spak,Olsi Dadon,nuk mund te na shesi drejtesi,por padrejtesi. Pastrimi fillon nga vetja,ne te kundert nuk je i besushem.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Albi_I

            Voshtina thote qe i ke vajtur ne zyre, dhe eshte thirrur dhe ne Ministri, qe de facto te zgjidheshin miqte e tu per ta administruar fondin. Ajo nuk thote qe e ke administruar ti sepse kjo nuk mund te ndodhte ne letra. Tani ngelet te shihet nese organizata qe permend Voshtina, eventualisht diku apo dikur paguan Harabelin.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bummm.bumbum

              Nejse, kjo goca qënka për deputete.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Beti

                Ne fakt parate Ajola Xoxa nuk i ka mare direkt nga Teatri i Operas por i ka mare nga kompania e shokut Abule! Pse ky Abule parate e projektit te paguar nga Opera nuk i mbajti per vete por ia ka dhene shoqes apo dashnores, dihet qe lali Eri ti jepte ndonje leje apo projekt ! Mafie e gjalle qe nuk ka nevoje te besojme avokatet e kesaj zhulses mr emerin Ajola qe per te zbukuruar pidhin blinte breke 800 euro!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje