Avokati i Metës: E vërteta e njohjes me biznesmenët dhe shuma e parave të pamarra...

23 Tetor 2024, 18:56Politika TEMA
Avokati i Metës: E vërteta e njohjes me biznesmenët dhe shuma e

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, tha se masën e sigurisë “arrest në burg” do ta ankimojnë.

Duke folur jashtë dyerve të GJKKO pas përfundimit të masës së sigurisë, Gjokutaj u shpreh se “arresti në burg” është vendim politik ndaj Metës si një nga liderët e opozitës.

“Është lideri i dytë opozitar dhe arsyeja e arrestimit të tij është me këtë cilësi. Ky është vendim i paralajmëruar. Në ato volume nuk ka asgjë. Ne bëmë mbrojtjen tonë. Ky është vendim politik që ne e prisnim dhe do ndjekim rrugën e ankimit sepse kjo është rruga që na garanton ligji”.

Sa i përket tensioneve në seancë gjatë paradites dhe tonit të lartë të zërit nga ish-presidenti Meta që iu drejtua prokurorëve, avokati Gjokutaj u shpreh: “Meta nuk e humbi qetësinë. Toni i lartë, argumenti, e vërteta thuhet me zë të lartë. Është në të drejtën e tij”.

Sa i përket akuzave të SPAK për korrupsionin e Ilir Metës në çështjen “CEZ-DIA”, avokati theksoi se nuk është përcaktuar shuma e parave që pretendohet se është marrë.

“Shuma e papërcaktuar është e pamarrë. Vetëm në prokurorinë shqiptare thuhet që janë marrë ca lekë po nuk thuhet sa. Këto janë të gjitha mashtrime. Sa për punën e biznesmenëve, Meta ka njohje dhe njohja nuk është miqësi”.

Edhe pagesën e lobimit në SHBA, avokati e hodhi poshtë.

“Çështja e lobimit është nul sepse nuk është ekzekutuar. Meta ka vajtur në Amerikë në cilësinë e kryetarit të Kuvendit”.

Ndërkohë, Gjokutaj paralajmëroi një padi ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës: “Jemi rrugës për të ngritur një padi ndaj policisë për arrestimin e Metës”.

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg ndaj Ilir Metës, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

10 Komente

  1. P
    Popull

    Ik pirdhu shkerdhe berrishjane...dhe likejane..

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Po te kishte dy lek mend spiuni Metaj do te merrte nje avokat te mire jo kete idiotin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti i Porcelanit

        Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj e do me dru pas koke.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Adriatik

          Ky nuk eshte avokat,por malukat.OI paafte si mbrojtes ligjor,por edhe politikan medioker.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli.

            E genco si judhist qe je a e di ti se per mashtrimin ndaj te vertetes mund te denohesh.Kujdes mos beje mbrojte mbi baza mashtruese.Hej se mos te vjen edhe ty rradha e do te duhet qe te maresh avokat.Se mos i ke ngjyer edhe ti ndonje cike gishtat.

                    PD

                    Ky qe din vetem te thote te vertetat e se vertetes te Sales dhe te Metes ! I peshtire , nuk din te lidhi dy fjale bashke ,

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kujtesa

                      Ky kari me zile duhet te ishte ne burg per thirrjet qe beri para pak javesh... Po doli tha "ishte lapsus, u nxitova", si bythqire

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje