Rama-presidentes së KE: Për miqtë edhe mund të vrasim. Ju jeni politikanja europiane më e sigurt që ekziston

23 Tetor 2024, 17:44Politika TEMA
Rama-presidentes së KE: Për miqtë edhe mund të vrasim. Ju

Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me Ursula Von der Leyen, gjatë inaugurimit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Rama garantoi presidenten e KE-së për investimin, ndërsa tha se “për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim”.

Ndër të tjera iu drejtua presidentes së KE-së duke i thënë: “Ju jeni politikanja europiane më e sigurt që ekziston”.

“Ndërsa po përpiqem të shmang fjalën e gjatë që më kanë përgatitur dhe tashmë më duhet të gjej fillimin, megjithatë është pa asnjë dyshim se fillesa është Ursula dhe dua të shpreh një falënderim të thellë nga zemra për të, që ka qenë një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë, për Shqipërinë dhe rajonin tonë.

Ursula dua të të garantoj se ky është një investim, sepse për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim. Ju jeni politikanja europiane më e sigurt që ekziston.

Edi që Frederika e di që ajo që po them është e vërtetë. Frederika filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit.

Sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimit me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës, ballë për ballë, dy vjet pasi kjo ide u hodh në Tiranë, kur u zhvillua samiti mes BE-Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Eh si u katandise o citjonezi karagiozi me keq se nje korrak turkoshqipfoles....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ky piktor, nje fatkeqesi

      Pafytyresia e ketij sharlatani, qe sundon kete vend , nuk ka kufi.Para nje jave, e reshtoi Orbanin, ne miqte e tij me te ngushte. Tani ky klloun, i shpreh te njejten miqesi van der leyenit, kur dihet qe ata jane krejt te kundert ne botkuptimet e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tom

        Politikanet Europiane nuk rrine 4 mandate....se aty ka ligj, zgjedhje e demokraci...Shqiperia do integrohet kur asnje parti mos mari me shume se 30%. Vetem ne Rusi e Shqiperi ju merrni nga 60 e 70%.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poseidon

          Rrofte gjugandi

          Përgjigjjuni
          1. R
            Real

            Ky hajni i ripjelljes shume i neveritur me ato bejtet qe prrallis.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje