Avokati i Popullit, Adriana Kalaja shpërthen ndaj PD-së: I dhanë firmën njeriut të Soros!

12 Dhjetor 2025, 08:30Politika TEMA
Avokati i Popullit, Adriana Kalaja shpërthen ndaj PD-së: I dhanë

Adriana Kalaja, kandidate e PD-së për Avokate Populli, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh shumë e revoltuar ndaj procesit të mbledhjes së firmave nga PD për Endri Shabanin. Ajo tha se Berisha duhet t’u japë llogari demokratëve se pse u mblodhën nga 35 firma për "sorosistët". 

“Historia e Salianjit, pra e para njëherë, kjo është goditje shumë e madhe për PD-në, se nëse i paska mbledh ai firmat, siç thotë Flamuri i bie që Salianji paska 35 deputetë, ndërsa Saliu me 15 deputetë më keq se në kohën e Lulit.

Problemi është që firmat janë dhënë. Në dijeninë time, shumë pak janë ato deputetë të cilët e kanë dhënë me mirëbesim dhe kjo njihet që në Romën e lashtë, pra keqbesimi dhe mirëbesimi dhe ai s’ka pyetur fare dhe e ka dhënë. 

Si u mblodhën firmat dhe pse u dhanë 35 firma Endri Shabanit dhe më e keqja është që publiku po e lë në heshtje është edhe një kandidate tjetër, që është po e Sorosit.

Deputetët e PD-së ka firmosur për dy sorosistë. Tre deputetë janë marrë me firmat dhe kjo është edhe më e rëndë dhe Berisha rrëzoi atë diskurs që u bë brenda sallës.

U dhanë 35 firma Endri Shabanin dhe sorosisten tjetër Aranita Brahaj. Zoti Berisha ka detyrimin qoftë moral qoftë politik të japë llogari përpara çdo demokrati, pse 3 deputetë mvblodhën firmat, se ato firma u dhanë për të mbështetur Florian Binajn. Shkeljet e rënda të PD janë morale dhe politike. Nuk mund të ngre më luftën kundër Sorosit, nuk shkon dot në reformën elektorale dhe territoriale. Unë i kërkoj Berishës se ç’lidhje ka Shabani të marrë firmat e deputetëve të listës së mbyllur dhe po 35 deputetë kanë firmosur për Brahajn?”.

1 Komente

  1. c
    ce

    Vampiri 82vjecar me 27akuza mbi kurriz do jape llogari vetem ne ate bote kur te shkoje se shpejti se ketu po filloi gjyqi kunder tij do duhen 12 vjet qe te mbaroje aq shume akuza ka mbi kete monster qe ulerin cdo dite nga 3 konferenca shtypi ne shqup para gazetarit me kapele Osman Stafa qe ka betonuar ne shqup nje karrike.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje