Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme se zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme, ku nuk pati ndërhyrje dhe PD e cila akuzon, nuk gjeti dhe nuk dorëzoi asnjë provë të vetme në institucionet përkatëse.
Deputeti i mazhorancës tha se raporti i ODIHR duhej pranuar, ashtu sikurse edhe rekomandimet që ishin bërë dhe që do adresohen dhe diskutohen në Komisionin e Reformës Zgjedhore.
Balla nuk mungoi as ironinë për PD-në dhe kryetarin e saj, Sali Berisha, duke u kujtuar se ky 35-vjetor i gjen me humbjen më të rëndë në histori, edhe se ajo më 1997 apo kur i drejtonte fushatat Lulzim Basha.
“Së pari më lejoni t’ju uroj gëzuar festën e Partisë demokratike, 35 vjetor i rëndësishëm për një prej forcave më të rëndësishme politike në tranzicionin shqiptar. Më vjen keq që ky 35 vjetor ju gjen edhe në rezultatin më të dobët historik të partisë tuaj, më i dobët edhe se më 1997, më i dobëti edhe në betejat që ju drejtoi Luli, edhe pse ju desh të bashkoheshit rrugës me atë që kishte mbetur nga LSI-ja. E vërteta është se në zgjedhjet e 11 majit 2025 nuk është faji ynë që nuk ju votuan shqiptarët por për herë të parë pas kaq shumë humbjesh të shikonit nga vetja”, tha deputeti.
Balla iu kthye edhe çështjeve të votës së Diasporës, duke theksuar se çdo dy në tre emigrant votuan PS-në. Ai premtoi plotësimin e kërkesave të emigrantëve për konsullatat dhe shërbimet.
“Kolegu këtu përmendi edhe votën e Diasporës. Po mirë këtu ka ndikuar shteti e pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti? Dy në tre shqiptarë në Diasporë ia besuan votën Ramës. Si shpjegohet kjo? Faleminderit Diasporës, motrave dhe vëlleërve të diasporës që ia dhanë votën PS dhe Edi Ramës si kryeministër. Kjo votë na nxit për marrëdhënie më të fortë, më të ngushtë dhe me shërbime më të mira konsullore, deri edhe online kudo që ndodhen, kemi marrë edhe angazhim për të shtuar prezencën tonë në konsullata sipas kërkesave”, shtoi ai.
Ligjvënësi u shpreh se këto ishin zgjedhjet më të hetuara dhe verifikuara nga ndërkombëtarët dhe brenda vendit, ku nuk u gjet asnjë provë për manipulim. Në këtë diskurs ai deklaroi se nuk do kishte më numërues partish në zgjedhje nga 11 maji dhe më tej.
“Janë zgjedhjet më të hetuara ndonjëherë në Shqipëri, nga maji deri në gusht, ku PD ka depozituar numër të konsiderueshëm ankesash. E në të gjitha rastet PD nuk paraqiti asnjë provë të vetme në Kolegj Zgjedhor e më tej, për manipulime në zgjedhje. Ishit ju që kundërshtuat numëruesit tuaj, kërkuat rinumërim të votave dhe tani kemi dakordësinë tuaj që të mos kenë më punë partitë në numërimin e votave, me Reformën e Re Zgjedhore. Pra nuk do ketë më numërues partish pas 11 majit, por do i zgjedhë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ja një element tjetër pra, s’do kemi më numërues partish”, theksoi Balla.
Për deputetin socialist, PD nuk i ka njohur kurrë humbjet e zgjedhjeve, përveç rasteve kur ka fituar, si në vitin 2005. Madje Balla thumboi opozitarët duke u thënë se humbje të tjera do i prisnin në vijim.
“Madje pa u zhvilluar zgjedhjet akoma, ju u shprehët se nuk do i njohim zgjedhjet, pa u bërë ato. Por cilat zgjedhje keni njohur ju ndër vite, të 2001, të 2025? Ah po, njohët ato të vitit 2005! Ne ua njohëm ato zgjedhjeve, madje kryetari i PS, Fatos Nano, e pranoi humbjen dhe u largua. Në 2013 e quajtët aleanca e qelbësirave, e më tej 2015, 2017, 2019, 2021, 2023 dhe të 2025 apo këto zgjedhjet e fundit në pesë bashki, 5 me 0! Edhe 2027 po vjen, do e shohim. Raportin e ODIHR e kemi, Komisioni Evropian na kujtoi dia problematika që duhet të zgjidhen. Mbështes përdorimin e teknologjisë në zgjedhje”, shtoi ai.
Balla pohoi se PS ishte gati të diskutonte dhe adresonte problematikat e konstatuara dhe rekomanduara, duke i kaluar në Reformën Zgjedhore, mes tyre edhe votimi elektronik dhe financimi i partive.
Në këtë prizëm politik, ai bëri ironi edhe për rastin e lobimit të PD-së për heqjen e non gratës për Berishën në SHBA.
“Ne si PS e kemi pritur me gatishmëri këtë diskutim të sotëm dhe të gjitha vlerësimet le t’i marri Komisioni i Reformës Zgjedhore e t’i diskutojë. Madje jemi gati të diskutojmë dhe adresojmë edhe çështjen e financimeve politike apo fushatave zgjedhore, janë elemente e detyra shtëpie që duhet qartësuar. Edhe ju keni hall, sepse të harxhosh 6 mln dollarë për të thënë një javë para zgjedhjeve se iu hoq non grata kryetarit të partisë është hall i madh, gjithsesi ta gëzoni përvjetorin dhe të pleqërosh mbarë”, përfundoi Balla.
Më mashtruan duke më marrë 154,000 dollarë. Po flisja me një djalë rus, të cilit i kisha dërguar para në bitcoin dhe pothuajse humba gjithçka. Megjithatë, Z. Dennis, i cili sapo kishte filluar, ndërhyri në kohë dhe më rimori mbrapsht 154,000 dollarë bitcoin. Ai bën vërtet një punë të mirë, e kam rekomanduar atë te disa miq dhe kolegë të cilët janë bërë të gjithë klientë të kënaqur. Ai më ka ndihmuar shumë në industrinë e tregtimit, mund ta kontaktoni. Hakerimi dhe Rimëkëmbja e Fondeve. Ai është më i miri dhe ka një sërë aftësish në rikuperimin e fondeve dhe në ekspozimin e mashtruesve. Jam i lumtur që i kam marrë paratë e mia mbrapsht, nuk ka turp të jesh viktimë e një prej këtyre operacioneve të sofistikuara dhe grabitqare. Duke e raportuar atë, mund të merrni mbrapsht disa ose të gjitha fondet tuaja të humbura dhe të parandaloni që mashtruesit të synojnë të tjerët. Për të rikuperuar fondet e bitcoin të fituara me mashtrim, fondet e fituara me mashtrim, për të pastruar ose fshirë të dhënat kriminale dhe për të nxjerrë bitcoin, kontaktoni TRUSTWAVEHACKERSTECH në këtë email, Trustwavehackerstech2 @ gmail com
Mos ma vini re se jam debil qe shkruaj gjera te tilla.

Tao Tao nga fshatrat e Librazhdit, me gjithe se Librazhdi eshte vet fshat.
Por do jene me mire se ne 2030 !