Një tjetër debat ka ndodhur në seancën plenare, midis Redi Muçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës sa i përket bonusit të pensioneve.
Në fjalën e tij, Muçi u shpreh se pensionistët nuk do marrin rritje të pensionit, por do marrin çdo muaj bonusin që u jepet në fundvit, të pjesëtuar për çdo muaj. Rrjedhimisht sipas tij, në vitin 2026, nuk do ketë bonus fundviti.
“Kam një thirrje për të gjithë pensionistët. Bonusin e fundit të fundvitit do e merrni në 2025. Nga 2026-a bonusi do pjesëtohet dhe do e merrni pak nga pak në 12 muaj. Këtë marifet, Qeveria e quan rritje pensionesh. Nëse unë po gënjej, pse s’ia nxë goja Qeverisë të thotë se nga 2026-a e në vazhdim do merrni edhe bonusin e fundvitit dhe pensionin, për të thënë që ka rritje pensionesh”-, tha ndër të tjera Muçi.
Nga ana tjetër, Balla u shpreh se Muçi gënjen, megjithatë, pa konfirmuar nëse do ketë bonus në fundin e vitit 2026.
“Bëre shumë gabim që iu referove nënës time që ka punuar 40 vite e kusur infermiere, një punë e ndershme në shërbim të ndershme, me turne e pa turne gjithë jetën e vetë. Nuk jam unë i biri i ndërtuesve që i ka zënë frymën Tiranës. Që të jemi korrekt bashkë. Dhe ngrije kokën kur flas unë. Mos je gjë i nga këta të Lulit ti? Nëna ime do të marrë një rritje 18 mijë lekë në muaj, në çdo muaj të vitit 2026, që bëjnë 226 mijë. Mbaji shënim. Për 2027-ën, rritja do të jetë 37 mijë në muaj, herë 12 do të jetë 432 mijë. Dëgjo tani, dëgjo. Për vitin 2028 rritja do të jetë 54 mijë lekë për çdo muaj…
Ore je mirë ti? Ore ku e ke bërë matematikën? Për 2029 në 72 në muaj. Të gjitha këto do jenë mbi 2 milionë lekë rritja. Bonusi është tepricë. Kur kemi tepricë, do të çojmë. Ne nuk bëjmë mbledhje kot. Kjemi bërë mbledhje për të parë se si mund të jetë. Kishim tepricë dy herë kët vit, se ti s’ke qenë këtu, bëmë një në dhjetor vjet, një në pranverë dhe një në dhjetor, po e marrin bonusin. Të lutem shumë. Erdhe këtu, gënjeve…”-, u shpreh Balla.
Balla eshte i forte ne débat ...... Nje deputet i zgjuar e anashkalone e jo te hyje ne débat........
Ky syrrat majmuni Redi Muti vertet mund ti rriti pensionet deri ne ate shkalle qe thote . Po te jete e vertete t'ja japim voten Redi Mutit e cunit te Selfo qorrit po te kete edhe nje kusht qe nese nuk e realizon do varen ne mes te sheshit .
Pse nxjerr vrer nga goja o patronazhist, nje te vertete tha Redi. Shko beji gojore pushtetit o pusht
Muçi, pikërisht të vërtetën nuk tha! E vërteta, fiks fare, është tek llogaritë që atij ia bëri Balla. Sigurisht që ato vlejnë sa i takojnë pensionistëve me pension mbi 200.000 lekë vjetra në muaj.
Por mire mor balla, ish pioner i spikatur i Enverit, tani dhe islamist i thekur, ku ishte mbi keto 13 vjet, bojaxhiu i semure i surrelit dhe ti si dylber i tij, qe i shkaktuat pensionisteve te gjore, nje gjendje agjerimi te zgjatur dh te semurve, semundje te reja nga pamundesia materiale, per ta ndjekur semundjen, dhe burgosnit shqiptarin e varfer dhe te ndershem, pasi e kish te pamundur te paguante energjine elektrike.Nuk ndryshojne bllokistet dhe haxhiqamilistet.
O balla ketu ke te drejte , sa per kullat e zenit e Co kush I dha lejet???! Burgaxhiu Lali fiqve ,qe mos dalte kurre qe andej dhe Rama yt , apo jo?! A shikoni si e keni katandisur Tiranen me kulla per trafikanntet dhe kriminelet, se per popullin e thjeshte jane endra te pa realization. Do shikoni qe me keto kriminele ,do hani kokat tuaja ne toke apo ne qiell nje dite jo te larget.........
Deni a e di ti që rrojmë në kapitalizëm ku disa janë shumë të pasur dhe disa të tjerë shumë të varfër. Ky është sistemi që instaluam mbas 1990 , prandaj duhet të punoj populli jo të tundi derën, të gjithë duan të punojnë në shtet se e kanë rrogën fiks edhe papunë. Pasurimi është vetëm për disa dhe kullat nuk i bëjmë dot të gjithë.