SHBA vlerëson Altin Dumanin për guximin dhe integritetin e tij: Presim të njëjtën gjë nga Klodian Braho

11 Dhjetor 2025, 17:47Politika TEMA
SHBA vlerëson Altin Dumanin për guximin dhe integritetin e tij: Presim

Ambasada amerikane ka reaguar për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.

Reagimin e vet, Ambasada e nis me një vlerësim për Altin Dumanin.

“Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si kryeprokuror i SPAK.

Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

4 Komente

  1. J
    Jo

    Nje vrime ne uje beri D nje tjeter do beje K

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !,,.":'!

      Po sikur Lali te lirohet , dhe Balluku te lehtesohet , besoj do ndryshosh mendim pastaj ???!!!! Ju doni Spak sipas avazit tuaj ???!!! Spak eshte shpresa e vetme ku beson shumica e popullit ! Po u shua edhe kjo shprese , pritni kur parlamenti te miratoje ligjin " Per legalizimin e korrupsionit "....

      Përgjigjjuni
    2. D
      Dume

      Çfare beri Dumani ........nuk ishte i afte te mbronte as vehtveten e degjeneronte Bufi kenetes....

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shorti

        Hipokritë! Nëse prokurorët e SPAKut janë zgjedhur pas një mijë filtrash, a nuk mjaftonte shorti për të zgjidhur kryetarin. Sepse nëse ka të preferuar, atëherë ose ai ose të tjerët janë vegla dhe agjentë të tjetër kujt dhe jo zot të punës së tyre.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje