Klodian Braho në krye të SPAK, reagon Presidenti Begaj: Lufta kundër korrupsionit kërkon vendosmëri!

11 Dhjetor 2025, 19:00Politika TEMA
Klodian Braho në krye të SPAK, reagon Presidenti Begaj: Lufta

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas zgjedhjes së Klodian Brahos në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj teksa i ka uruar suksese Brahos në këtë detyrë, ka shtuar se forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.

Po ashtu Begaj ka thënë se SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim, shkruan A2 CNN.

Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodian Braho!

Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia.

SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim.

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.

Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin!

1 Komente

  1. j
    jevgu

    Beromo e ke myt

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje