Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

3 Prill 2026, 14:50Politika TEMA
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, në një dalje për median pas senacës në Gjykatën Administrative, tha se emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm, duke theksuar se edhe nga qëndrimi i Presidencës sot në seancë u konfirmua se kriteret ligjore nuk janë përmbushur dhe se, nëse procedura do të zhvillohej sot, ai nuk do të mund të emërohej në këtë detyrë.

“Doli i qartë në këtë gjykim, edhe nga pyetjet që i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur, pra nëse i plotëson ose s’i plotëson kriteret Ols Dado, doli e qartë që s’janë të plotësuara. E gjithë padia ka një qëllim, që të investojë gjykatën dhe të kuptojmë a kemi një prokuror që po ngre padi ndaj Erion Veliajt apo është një qytetar i thjeshtë që ka marrë atribute të një prokurori. Kjo hap një precedent, sepse çdo qytetar mund të bëhet prokuror dhe të kthehet në prokuror në shkelje të afateve”, tha Ndreca.

Ai shtoi se: “Pyetja është: A është apo s’është prokuror Dado? Kemi të bëjmë me një akt absolutisht të pavlefshëm dhe kemi kërkuar konstatim të pavlefshmërisë absolute. Doli e qartë nga mospërgjigjja e tij që kriteret e nenit 18 nuk plotësohen. Doli edhe nga përgjigja e përfaqësueses së presidencës. Ne presim nga pala e paditur që të na provojë të kundërtën nëse ka ushtruar detyra në ato raste që ligji i konsideron si shkaqe përjashtimore. Kjo s’është shkelje, është mosplotësim kriteresh, paligjshmëri dhe pavlefshmëri. Secili prej nesh mund të bëhet prokuror dhe t’u heqë lirinë njerëzve. Nuk e lejon ligji që të ekuivalohet puna si noter. Janë të përcaktuara në mënyrë shteruese dhe jo zgjeruese”, tha avokati Ndreca.

 

Deklarata e plotë:

 

Pyetje: Zoti Ndreca seanca u shty dhe sipas gjyqtarit u konstatuan të meta në padi...

 

Ndreca: Jo nuk janë të meta në padi. Ishte një diskutim që lidhej me këshillin e lartë të prokurorisë nëse duhej të ishte personi i trete apo duhet të ishte i paditur. Gjykata vlerësoi që duhet të jetë i paditur KLP, për ne nuk ka qenë shumë e rëndësishme kjo pjesë dhe patjetër që ne do e kalojmë në cilësinë e të paditurit edhe KLP.

 


Ju siç e patë besoj ishit dëshmitarë të një fakti, doli qartë në këtë gjykim edhe nga pyetjet që e ne i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur,  nëse i plotëson kriteret apo nuk i plotëson kriteret prokurori që sot ka arritur nëpërmjet akteve të tij të arrestojë dhe të ndalojë kryetarin e bashkisë së qytetit më të madh shqipfolës. Doli qartë që kriteret nuk janë plotësuar. Pra e gjithë padija ka një qëllim siç unë e thashë në gjykim që të investojë gjykatën dhe gjykata duhet të vendosë nëse sot kemi një prokuror i cili po ngre një procedim penal ndaj Erion Veliajt apo një qytetar i thjeshtë i cili ka marrë atribute në mënyrë të paligjshme të një prokurori.

Sigurisht që është një çështje  e një rëndësie shumë të posaçme, një çështje që shkon përtej një individi, është një çështje që lidhet me shtetin e së drejtës dhe me shkeljen e rëndë të lirive dhe të  drejtave themelore të njeriut sepse kjo hap një precedent, kushdo qytetar mund të bëhet prokuror i Republikës së Shqipërisë i cili shmang procedurat dhe për shkak të jetëgjatësisë të paligjshmërisë atëherë mund të kthehet  në një prokuror për shkak të afateve të kaluara apo për shkak të viteve. Ndërkohë që pyetja është që i drejtohet gjykatës dhe që kërkon një përgjigje: a është prokuror Ols Dado apo nuk është prokuror?

 


Pyetje: A është kjo gjykatë që duhet ta shqyrtojë*

 


Është gjykata administrative e cila duhet të shqyrtojë dekretin e presidentit. Ka një praktikë të  tashmë të konsoliduar për këtë fakt që dekretet individuale çohen në Gjykatë Administrative dhe goditen aty.  Në këtë rast kemi të bëjmë me një akt absolutisht të pavlefshëm dhe për rrjedhojë ne kemi kërkuar jo shfuqizim, por konstatimin e pavlefshmërisë absolute dhe rregullimin e pasojave…

 


Pyetje: Ju thatë pak më parë se doli qartësisht në proces që Ols Dado është emëruar në kundërshtim me ligjin të paktën kështu na latë të kuptojmë… cila është pjesa që ju kuptuat në këtë mënyrë nga përgjigja që dha përfaqësuesja e presidencës, mund të na e sqaroni pak se ne ishim në seance dhe ndoshta e kemi kuptuar ndryshe…

 


Ndreca: Qartësisht, jo vetëm nga përfaqësuesja e presidencës, por edhe nga pyetja që i bëra përfaqësuesit të të paditurit zotit Dado, doli qartë nga mos përgjigja e tij fakti se kriteret e nenit 18 nuk plotësohen nga zoti Dado. Qartësisht doli nga përgjigja e përfaqësues së presidencës, e cila tha se nëse do ishte bërë sot ky proces nuk do të ishte prokuror zoti Dado.

 


Pyetje: A mund të na sqaroni ku e bazoni ju padinë tuaj ndaj zotit Dado, ju kërkoni konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të Presidentit të Republikës që lidhet me dekretimin e Dados si prokuror në atë kohë, në një prokurori të zakonshme… A mund të na thoni cilat janë shkeljet që keni konstatuar se ka kryer Prokurori i Përgjithshëm dhe më pas presidenti përmes dekretimit të tij...

 


Ndreca: Do u them shkurtimisht faktin se ligji për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon kritere për tu vendosur prokuror dhe një kriter kryesor është që të kesh mbaruar shkollën e Magjistraturës. I vetmi rast përjashtimor është kur ti ke punuar për një kohë të caktuar në disa institucione të renditura më në mënyrë shteruese, të cilat ne i thamë edhe në proces gjyqësor i kemi thënë dhe në padi. Këto institucione që renditen në mënyrë shteruese si përjashtim nga rregulli i përgjithshëm kur nuk ke mbaruar magjistraturën nuk i ka konsumuar asnjërin prej tyre në ushtrimin e  tyre të detyrës zoti Dado.

Dhe siç e thashë në gjykim, ne presim nga pala e paditur që të na provojë të kundërtën dhe nëse i ka këto kritere, pra ka ushtruar detyrën në ato pozicione që ligji parashikon si shkaqe përjashtimore ne jemi të hapur që ti presim dhe siç e thashë kjo nuk është shkelje, kjo është mosplotësim kriteresh. Kjo është paligjshmëri, pavlefshmëri dhe një akt inekzistent dhe në këtë formë secili prej nesh mund të bëhet prokuror, edhe pa pasur kriteret dhe mund të ushtroje ndjekje penale, madje mund të arrestojë dhe njerëz e mund t’u heqë lirinë njerëzve.

 


Pyetje: Zoti Ndreca, në 2008 ligji parashikonte dy mënyra për t’u bërë prokuror, një shkolla e magjistraturës dhe e dyta ishin oficerë të policisë gjyqësore apo punonjës të detyrave të tjera për të shkuar dhe për të konkurruar. A mund të na thoni çfarë nuk ka kryer Dado që ju e konsideroni si mos eksperiencë në punë sepse në atë kohë zoti Dado ka qenë për disa vite me radhë noter në Durrës, cilën pjesë kundërshtoni ju se është e vërtetë që nuk vjen nga magjistratura por vjen nga funksionet e tjera që ligji i parashikonte në atë kohë…

 


Ndreca: Jo nuk vjen nga këto funksione të tjera. Të qënit noter nuk është një nga ato funksione që ligji paraashikon si të vlefshëm për t’u bërë prokuror. Janë në mënyrë shteruese të renditura në nenin 18 të ligjit “Për Organizimin e Funksionimin e prokurorisë që është të qënurit këshilltar pranë Presidentit, të qënurit këshilltar pranë Ministrit të Drejtësisë, oficer të Policisë Gjyqësore, të punuarit në Kuvend etj, se ndoshta nuk i rendis të gjithë në mënyrë shteruese.

 


Pyetje: Më çfarë është ekuivalente puna si noter, me këto funksione që pëmendët?

 


Ndreca: Nuk e lejon ligji që të equivalentohet puna si noter. Të qënurit prokuror dhe të pasurit kritere janë të përcaktuara në mënyrë shtereuese dhe nuk mund të interpretohen në mënyrë zgjeruese që të bëhen ekuivalentime. Askush nuk mund të ekuivalentojë punë të caktuara. Unë jam avokat. Presupozohet që avokatët janë më aktivë në rolin e të qënurit subjekt në procese qoftë penale, civile, qoftë administrative, por jam 20 vjet avokat, por nuk mund të bëhem prokuror spse ligji nuk thotë që një avokat mund të bëhet prokuror. Për rrjedhojë as një noter...

 


Pyetje: Ju pyetët gjykatën sot, pavarësisht se theksuat se ishte pyetje retorike sa i takon Ols Dados, nëse do arrestonte Erion Veliajn po të mos ishte prokuror, pra duke marrë parasysh parashtrimin që bëtë në akuzën, apo kallëzimin që keni bërë në këtë gjykatë, në kërkesë padi. Nëse Ols Dado nuk do kishte bërë arrestimin e Erion Veliajt, do kishit bërë këtë padi?

 


Ndreca: Nëse Ols Dado nuk do kishte qenë në përplasje me interesat tona, sigurisht që nuk kemi asnjë interes as nuk do dinim kurrë, siç nuk e dinit as ju, se Ols Dado nuk është prokuror. Interesat e ligjshme janë ato që bëjnë që të ndërtosh padi dhe legjitimin aktiv.

 


Pyetje: Ju pretendoni që z. Olds Dado ka hequr lirinë e të mbrojturit prej jush në mënyrë individuale?

 


Ndreca: Prokurori Dado ka mbajtur një pjesë shumë të madhe të akteve,  një ndër të cilët është edhe ky që ju flsini. Pra, akti i ndalimit të tij. Patjetër, nuk kemi pretendime mbi prokurorin tjetër dhe nuk jemi duke ndërtuar proces penal këtu, në procesin administrativ. Ne po ndërtojmë një proces administrativ që lidhet ekzaktësisht me mënyrën si është emëruar një prokuror dhe po e ritheksoj: Nuk është qëllim në vetvete z. Dado. Tani që ne e kemi marrë këtë informacion dhe kemi këto prova, ky është një proces që ka të bëje me shtetin e së drejtës, mënyrën si funksionon ky shtet, mënyrën si ushtrohet akuza dhe procesi penal. Përtej z. Dado, është rasti për shkak se ne u përballëm në një proces penal për të, por kjo është shkak për të bërë çdo lloj padie të kësaj natyre, për çdo prokuror që ka një informacion për të, që nuk plotëson kriteret. Unë po ju përmend një rast në Amerikë, së fundmi kur një prokurore nuk kishte plotësuar kritere afatesh, jo kritere profesionale, gjyqtari nuk e lejoi të vijojë më tej dhe mandej ajo dha dorëehqjen sepse kjo është e lidhur drejtpërdrejtë me ligjshmërinë e ushtrimit të një funksioni dhe autoriteti publik dhënë nga Republika e Shqipërisë.

 


Pyetje: Në rast se padia juaj do pranohej nga gjykata Adminsitrative si do përkthehej kjo për procesin penal në gjykatën e Posaçme ndaj z. Veliaj?

 


Ndreca: Nëse gjykata administrative do pranonte padinë do përkthehej në faktin që z. Dado nuk është prokuror i Republikës së Shqipërisë.

 


Pyetje: Mënyra si janë zhvilluar hetimet apo gjithë afatet të cilat janë paraqitur në gjykatë kanë edhe firmën e Altin Dumanit.

 


Ndreca: Nuk kemi asnjë pretendim ne për firmën e z. Dumani. Z. Duamani është prokuror Ju po bëni pyetje për procesin penal, ne jemi këtu për procesin administrativ.

3 Komente

  1. J
    Jepini imunitet Saliut, tu dorrezoje fakte te frik

    Saliu paska patur te drejte kur e quajti horre bulevardi Ina Ramen, qe perflitej edhe si e dashura e Presidentit Topi. Tash Spak patjeter qe do duhet te hetoje ne paraburgim Ina Ramen e Bamir Topin. Verifikimi i berimevevte pasurise tyre duhet te jete hapi i pare. Mbadi mend kur thoshin se Topi merrte rryshfete qindra mijeshe Euro per emerimet ne drejtesi. Dado duhet te pezullohet sot nga Spak, si fillim!

    Përgjigjjuni
    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Në kohën e Ina Ramës dhe Bamir Topit, Dado është emëruar për shërbimet e palëkundura ndaj PD ! Në atë kohë Berisha largoi nga rradhët e gjyqësorit të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk i shërbenin, që mendohej se ishin me bindje të majta. Kjo ishte sipas tij reforma në drejtësi!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Psikologu 1

        Ina Rama??? S ka mundësi !!!!!.Sali Palla e quante lavire bulevardi...është e ditur që Sala flet shpesh me dosje. Bamir qoftja urtë e butë e plot tigani...edhe pidh edhe para edhe pushtet .Ols Dado është viktimë e veseve të tij dhe e dëshirës së pakufizuar për ...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje