Kryetari demokrat i Bashkisë së Pukës shkon te takimi i Ramës, por... e kishin njoftuar gabim

3 Prill 2026, 12:09Politika TEMA
Kryetari demokrat i Bashkisë së Pukës shkon te takimi i

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në ambientet e Pallatit të Kongreseve, kur është shfaqur kryetari demokrat i Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj, i cili ishte ftuar me e-mail të merrte pjesë në takimin e kryebashkiakëve socialistë me kryeministrin Edi Rama.

Por, të dera ai është njoftuar se nuk e kishte emrin në listë. Dhe në fakt, nuk duhet ta kishte, e me sa duket e-maili që ka ardhur në adresën e tij ka qenë gabim. Sepse takimi i Ramës me kryebashkiakët ishte vetëm me të zgjedhurit socialistë.

Kryeministri Edi Rama nis sot turin "Për punët e Shqipërisë" me kryebashkiakët e zgjedhur të PS. Një nga çështjet që po diskutohet në mbledhje, e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, lidhet me emergjencat civile në pushtetin vendor dhe përgjigjen më efikase në raste nevoje.

Rrok Dodaj tha për mediat se nuk i është lejuar të marrë pjesë në mbledhje. Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se është kontaktuar nga PS dhe i kanë shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Disa prej kryetarëve demokratë pranuan se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thanë se nuk janë ftuar. Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë së Hasit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës thanë se nuk kanë marrë ftesë. Ftesën e konfirmoi edhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit. PS ka konfirmuar se ftesa u është dërguar vetëm kryebashkiakëve socialistë.

4 Komente

  1. A
    Anri

    Ore je gazetar idiot apo cfare? Si mund te niset gabim nje email i nje rendesie jo te vogel? Edhe nese behet gabim, gjithmone para se te niset kontrollohet e behet send. Se dyti kur niset emaili vjen e shkruar lista per personat konkrete..Apo jepen urdherat thjesht me goje e kaq? Ose eshte nga paaftesia ose nga papergjegjshmeria. Ky eshte brezi i sotem qe aftesite i ka deri te nje foto ne insta apo tik-tok..Nuk eshte nje muhabet shoqeror e nise nje mesazh gabim diku. Megjithate dhe kaq kohe sa mori kjo pacavurja jote e ke teper...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Botë e qelbur

      Papërgjegjshmëri totale nga ana e PSsë. Ndërkohë nuk mund thjesht të thuhet gabimi I sekretares por zotërisë duhet ti kërkohet ndjesë për veprimin. Injorancë totale! Shtet muti.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DinPak

        Une nuk kuptoj nje gje: nje mbledhje me teme "Për punët e Shqipërisë", pse duhet te behet vetem me kryebashkiakët e zgjedhur të PS?!! Nqs Kryesocialisti ka diçka per te informuar dhe diskutuar vetemme kryebashkiaket socialiste, le t'i therrasi ne seline e PS, por per "Për punët e Shqipërisë" ai duhet t'i therrasi te gjithe kryebashkiaket si Kryeminister dhe jo si kryesocialist.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Po pse mos ta beje? E ka bere si kryetar partie dhe jo si kryeminister. Edhe krimineli sali si kryetar i partise mund te diskutoje me te zgjedhurit demokrate ne bashkira. Apo nuk ka?

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje