Spahiu: Presidenti me ligj duhet t'i heqë shtetësinë çdo shqiptari që bashkpunon me regjimin e Iranit

2 Prill 2026, 22:00Politika TEMA
Spahiu: Presidenti me ligj duhet t'i heqë shtetësinë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të kenë në shenjestër opozitën iraniane në Shqipëri apo edhe subjekte të lidhura me SHBA.

Kreshnik Spahiu thotë se qeveria shqiptare duhet t'i përgjigjet këtij paralajmërimi edhe duke nisur edukimin e shoqërisë se si duhet të reagojë në rast sulmesh ushtarake apo terroriste, pasi sipas juristit, shqiptarët në Shqipëri kanë humbur reflekset e reagimit në një skenar lufte.

Gjithashtu, Spahiu solli në vëmendje shpalljen e Iranit shtet terrorist nga Kuvendi i Shqipërisë. Juristi thotë se ky qëndrim i shtetit shqiptar nuk duhet të përfundojë me kaq, por duhet të merren masa që shtetësia shqiptare duhet t'i hiqet çdo shqiptari që bashkëpunon me Iranin.

"Unë mendoj që qeveria shqiptare nuk duhet të bëjë as atë që bën Irani, as atë që bën Amerika, por atë që bën Europa. Duke qenë se jemi shtet europian dhe vend i NATO-s, padyshim që në një moment të caktuar je i detyruar të pozicionohesh, por ajo çfarë na intereson ne: bëhet fjalë për një rrezik që Shqipëria të hyjë në luftë të drejtpërdrejtë, apo atentate të specifikuara. Bëhet fjalë për atentate, vetë ambasada tha se mund të ketë atentate të specifikuara. Target mund të jetë ose akt terrorist ndërmjet individëve me eksplozivë, ose elementë të opozitës iraniane. Një nga financimet që bën zbulimi dhe ndërhyrja iraniane është survejimi dhe monitorimi i distancave politike. Kjo është një nga objektivat e deklaruar të qeverisë iraniane. E ka objektiv që i monitoron, jo vetëm në Shqipëri, opozitë iraniane nuk ka vetëm në Shqipëri, por ata na ndjekin. Çfarë duhet të bëjë Shqipëria, unë do të doja të thoja që Shqipëria ka detyrim dy aspekte kryesore, e para të fusë kulturën ushtarake për popullin, studentët, qytetarët. Për më shumë se 3-4 dekada shqiptarët jemi shkëputur, është një gjeneratë që nuk ka fare informacion si duhet për gatitje në rast lufte. Ne kemi popullin të papërgatitur jo vetëm për luftë ose akte terroriste. Problemi është që shteti duhet të mendojë dhe kjo nuk zgjidhet as me mbledhje të Këshillit Kombëtar, as me debat në parlament, ne kemi dy luftëra masive, kemi në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, ekzistojnë të gjitha shkaqet dhe ka me mijëra analiza që lufta mund të zgjerohet. A është e përgatitur Shqipëria të ndryshojë legjislacionin shqiptar për shtetësinë, në rastet kur qytetarë shqiptarë bashkëpunojnë me këtë shtet terrorist, a duhet të mbajnë pasaportën? Apo është shpallje fiktive",- tha Spahiu.

5 Komente

  1. l
    latifi

    Juristi nuk ka idene se cfare do te thote ti heqesh shqiptareve nenshtetesine shqiptare, por si mund tja heqesh more idiot nenshtesine nje shtetasi. Cfare juristi?

    Përgjigjjuni
    1. l
      lavderim

      Ka plot idiote qe bene dhe vazhdojne te bejne para te kollojta me budallalleqet e tyre. Ky i kthyeri analist, pasi beri miliona me Keshillin e Drejtesise tani bene analistin duke jetuar ne Europe me parate e Shqiptareve Jurist qe e thote me kollaj ti hiqet shtetesia dikujt. Por sikur tu heqim shtetesine te gjithe atyre qe shkaterruan sistemin e drejtesise dhe qe per nje emerim merrnin 300,000Euro?

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Po liria e mendimit dhe fjales? Duhet qe kur nje shqitar bashkpunon NE DEM TE INTERESAVE TE SHQIPERISE me nje tuaj ( Iranin apo Amerikan, Evropian apo Kinez, Rus apo Izraelit, ska rendesi me ke, per sa kohe bashkpuntori eshtei huaj) shpallet agjent dhe denohet me ligjet e shtetit. Nenshtesia duhet ti hiqet kujdo qe ka mare nenshtetesi tjeter. Se te maresh nenshtesi tjeter do te thote se ke braktisur nenshtesine qe ke.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Shqiptaret duhet te mbylle ne Shqiperi. Duhet te vendoset edhe regjimin I vizave, per te ndaluar dalje jashte shqiperise dhe marrjen e shtetesive te tjera. Ja, po ngjallet dhe Enveri. Dhe pasta dilni e protestoni me parullen "e duam Shqiperine si gjithe Europa. Duke i hequr nenshtetesine atyre qe Kane nenshtetesine te huaj, Dalngadal zhdukim dhe Shqiperine si shtet. Fitore e madhe.

          Përgjigjjuni
          1. a
            astrit

            Spaiu po lodhet kot me ndihmën juridike që po na jep, kemi ligjet e Enverit që shkruanin për bashkëpuntorët me imperialistë e revizionistët, që kush bashkëpunonte me rregjime anti enveriste e prisnin ligjet barabare të komunistave. Mund ti zbatoni shqiptarët i mbajnë mënd!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje