“Qafire, edepseze, zullumqare, ju pjek në hell” – Satira e Gjekmarkajt për seancën e tensionuar në Kuvend: Kush ia prishi gjakun Babos! Sherri i Nufit me gardistët; ‘Jam ministër, nuk rrej’

2 Prill 2026, 17:56Politika TEMA

“Qafire, edepseze, zullumqare, ju pjek në hell” – Satira

I paudhë, derdimen, pinxho, haramëz, xhuxh, dëgjoheshin të shara në drejtim të Braçes, që kur vendosi t’i prishë gjakun Babos dhe të vetëshpallet kandidat për Bashkinë e Tiranës, pa ymrin e tij!

Thonë që Kostaqit i ishte prishur terezia, por e mbajti veten, nuk bëri ndonjë të pabërë, si e ka zakon! Kiduina e shihte si armik!

Eh ç’na gjeti, kemi vite e vite që themi, i gjati ashtu e kështu, tani të hymë në epokën e antonimeve e të shkurtërit, të themi i shkurtri tha, i shkurtri bëri, i shkurtri shkoi, erdhi… atë kemi mangut!?! Po nuk ishte më mirë Ogi me syrin filxhan, as e gjatë, as e shkurtër, as aguridhe, as e motnuar, por tamam që ka dhe izanë e Babos, pyeste Buçkua ende i parrahur me vaj e uthull?!

Kjo është dilema hamletiane sot!!! Lamellari, ndonëse gojëtharë nga interpelancat e shumta, nuk e humbi toruan, edhe pse nuk kuptohej se çfarë thoshte, qëndroi në këmbë si një zdap i përulur, që gjatësia nuk i hyn në punë! Kemi Babon të gjatë, mendon i ngrati, ç’duhen të tjerët? Herë pas here na shiste mend – heeee, doni të dini se çfarë thashë e çfarë kam në mendje, po hiç nuk jua tregoj, kaq ta bëni dhëmbin?!
Klevis Balliu përpiqej t’ia nxirrte me çengel, po ai për qamet, asnjë fjalë, mbante sekrete!
Ministrja e re e punëve me Parlamentin, zonja Qefsere, rrinte e ngurosur, e zymtë dhe e padepërtueshme, me një pamje plot nostalgji për kohën kur punonte si kameriere dhe damarët i vlonin!

Pas qortimeve, Ervin Hoxha kishte zënë mend, rrinte paq si sheleg dhe shikonte me admirim folësit e mbante shënim! Tao e këshillonte: bëj diferencën me Mamicën dhe Damon në sjellje të përunjur, do të monitoroj unë dhe do raportoj progresin!!! Ai, dukshëm i emocionuar, vetëm u përlot nga kjo mirësi, pa patur kurajo të shprehej me fjalë! Në thelb nuk je njeri i keq, i mërmëriti Tao, duke i rrahur shpatullat! Klosi, edhe ai tereziprishur, iku shpejt, sot i hahej më herët! Ç’të hamë e pimë është e jona, tha, të tjerat i merr nemcja!

Zeniqeja kishte mbledhur rreth vetes disa intelektualë të grupit dhe propozonte sesi Mamica duhej të digjej në turrën e druve, si shtrigat në Mesjetë, dhe hiri i saj të ruhej në një kavanoz, që ta shihte mileti se si dënohet kryengritja! M’u ngjeth mishi, kur mendoja Mamicushen duke u përpëlitur mes flakëve, me qerpikët që binin një nga një si dëshmorë të një epopeje epike dhe Bela që ngrohej nga ai prush! Shyqyr që nuk e dëgjoi Nallbati këtë gjë, se hatanë askush s’e ndalte!

Apo nuk ishin mbledhur te “bel epoka” me Ditmarin dhe Damon e sot shpërndante nektar nëpër tavolina! E uruara, në 7 ditë tha më shumë se Ditmari në 7 vjet! Po na plak Babon, moj virane, me ato vickla, të gjeti kërthi, të rriti e të mëkoi e ti i plas shpirtin dhe i shton thinjat, që temthat të dalshin, rënkonte Shalsi! Delina sot, gjatë interpelancës, ra në sy për kostumin e ri prej kamoshi, i zi korb, i thyer me rozë! E vetmja që mban namuzin e qeverisë, se nuk dallohen me ç’dreqin janë!

Toni dukej qejfprishur, edhe Koçia s’e ka pritur mirë deklaratën e Babos, qëkur ai e lëvdoi Etildën me kurorë në mes të mexhlisit socialist dhe ajo e uruara ulte kokën si suorë në shenjë modestie dhe mirënjohjeje! Nuk është çudi që e ka bërë një mendim ai, se avash-avash gatuhen këto punë!

Nufi zihej me një gardist që nuk e linte të hynte brenda! Oficeri e pyeste: kush je ti? Ai: jam ministër, nuk të rrej! Jam shoku i Ruttes! Ushtaraku qeshte: he qerrata, qerrata, kë do gënjesh ti, dhe i zinte rrugën derisa u bë dorëzanë Borushja! Ajo vërtet ka thënë që në partinë tonë ka shumë burra pika-pika, po kjo nuk do të thotë se janë aq të panjohur që të trajtohen si hiçmosgjë!

Ministri i jashtëm, Festimi, kafshonte gjuhën, ulej e ngrihej, kishte stres, shikonte Gaz Bardhin si një mallkim, se mos i hakërrehej! Derisa të regjet lëkura, të vështirë do e kesh, i tha Sypetrit Malaj!  Jorushi i Tabakëve bam e bum sot në llogore, flakë e asnjëherë tym, me mantelin e monumentit Nënë Shqipëri mbi supe vazhdonte betejën!

Niko na pat premtuar ca arra Korçe, po jo vetëm s’i kishte sjellë, po edhe vetë dukej si i ligshtuar, si i hequr, i prerë, s’di kujt t’ia prishë, s’di kujt t’ia ndreqë, paçka se i Kostaqi, që i rri gjithnjë pranë, i thotë gjithnjë: ndiq idetë, vizionin dhe humoret e Babos, se të tjerat janë gjepura në këtë bina, të thënat e Babos janë Kuran e Bibël, program e statut, Kushtetutë përmbi Kushtetutën! Parandjenja e Nikos nuk qe e gabuar!

Kryezevendës lideri Flamur, si Oso Kuka motit, i mori përpara: qafire, edepseze, zulleper, ju pjek në hell, u hakërrehej! Antoneta Dhima mori në mbrojtje Taon, i cili hiqte të futej nën tavolinë, Niko denesi, Evisit iu këput shpirti! Elda Hoti nuk zhgënjeu, mori përpara një taborr! Ishte një ditë detajesh, lufte dhe madhështie epizmi i Jozefines i dha kuptim!

11 Komente

  1. T
    Tirana

    Gjuhë kllouni, siç ka edhe kulturën.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Kompleksi i inferioritetit dhe subkoshienca shpellare,dominojne istiktin e këtyre pisanjosave morracakë.

      Përgjigjjuni
    2. @
      @.

      Eshte e vertet që ky gjeja eshtë pédagog???

      Përgjigjjuni
      1. A
        As saliu nuk te lexon more mjerane

        Cna i nxirni pacavuret e ketij idioti bythlepires,ky kujton se e lexon kush .....loku qe qau per griden dhe kisjte shoke salianjin

        Përgjigjjuni
        1. u
          uuuuuuuuuuuuuuuu

          Eh mer popull, mer popull. Shiko ku te shkon mundi more qafir, paguan 4000 euro ne muaj pa beneficet e tjera per kete Gjekun e Markajve per te shkruar keto budallelleqe. Edhe i thote vetes profesor, paska qene lule Zeqineja.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cobani

            Doli ne ver llapa.ala si ka ik era percit te djathit me kryma.llapaqen madhkull

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kkk

              Bobo ky paguhet nga taksat tona per te shkruar pacavure ? Turp koke katrori .

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dritani

                Ku ka aritur NIVELI ,EDUKATA dhe KULTURA e një të ashtëquajturi :Petagogu açpo Deputeti në Kuvëndin e SHqipërisë !!!Na vjen rëndë ,na vjen turp neve tatim pagusve për atë me kë përfaqësohemi .Ndihemi shumë borxhllinj ndaj fëmijëve tanë ,ndaj brezit të ri :—Për nivelin dhe në dorë të kujt u kemi lënë edukimin e tyre .Ishalla janë sa më pak këta individë ,në sistemin tonë arsimor Shumë mundohesh ,të duket se na ke thënë shumë gjëra të mënçura ,por në fund të ditës ,mujit dhe viteve nuk na ke thënë asgjë .Je një klloun ,,servil dhe asgjë tjetër Malësorët kanë karakter të fortë ,kanë Ideale ,kanë besë dhe shumë të qëndrushëm ,ndërda Ti nuk ke asnjë nga këto .Ç’thua sot ,nuk thua nesër ;ç’thoni tashti ,nuk thoni pas 1 ore .

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Karr agjoze

                  Kur i thua vetes je i zgjuar haaaa. Ky eshte lavjers njeri pa shtylle kurrizore.

                  Përgjigjjuni
                  1. Kol Fishta

                    Gjynah që e humbet kohën në këtë stallë të madhe , ky koqe demokrati që është edukuar në stalla të vogla në ograjat e Lisusit të lashtë , me dhitë apo thitë e tufës së trashëguar nga gjyshi , besnik i atyre anëve . Gjynah që e ka braktisur kulturën e vjetër të zonës. Zhurma e madhe që bëhet në atë stallë , ku ai bën sikur punon , e huton dhe e çon në kohën e adoledhencës dhe rinisë , atje lart në ograjat e malit të Velës , në Ungrej apo Kalur , tek pronat e gjyshit dhe e bën të frymëzohet e të shkruajë "perla" të tilla që frymëzojnë dhe gëzojnë plakun e rrjedhur kriminel , që e respekton si gjyshin e vet .

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ushtari.

                      Njoftim.Ne parlament do te hapet nje hapsir " ora gazmore".Kush di te tregoje perralla,bejte bajate, etj etj ti dtejtohet gjekut per pjesmarje.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje