Për analistin dhe gazetarin Agim Baçi, situata në Partinë Demokratike është alarmante. Në një intervistë televizive, ai komentoi edhe përjashtimet që po ndodhin në PD, duke u ndalur te rasti i Ervin Salianjit, për të cilat tha se në atë parti nuk ekziston gara.
“Opozita shqiptare është në situatë alarmante. Nëse do vazhdojnë të fshihen si struci do të ketë pasoja. Rrezikohet një agravim i pakënaqësive. Berisha ka peng me vetveten, nuk ka mbajtur asnjë nga premtimet që dha në stadium. Shumë nga demokratët, dhe për përjashtimet apo atë që u quajt vetë-përjashtim i Salianjit që u quajt edhe hero, duhet të dihen se kush janë të vërtetat. Politika është akt publik dhe nëse akuzon Salianjin për lidhje me krimin, nxirr faktin. Nuk mund të akuzosh kundërshtarin kur nuk bën vetë zgjedhje brenda partisë”, tha ai.
Gjithashtu, ai nënvizoi se në Partinë Demokratike nuk ka garë dhe se PD, sipas tij, është në kaos dhe se nuk e ka luksin që të bëjë përjashtime të personave që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në parti.
“Mungesa e garës rëndon mbi disa të vërteta brenda PD. Si mund të hapësh PD, kur lajmet kryesore kanë qenë përjashtimet?! Pra, nëse përjashton kontribuues shumë të rëndësishëm, që vijnë edhe të kërkojnë llogari pse më përjashtove dhe më pas i bën ftesë partive të tjera, këtu ka një kontradiktë”, tha ai.
Agim , Po sa do vazhdojme keshtu , duke iu lutur Berishes qe te ndryshoje , qe te respektoje dhe te zbatoje ato parimet e shenjta , pa te cilet nuk mund te kete liri , drejtesi dhe demokraci... Agim , eshte trishtuese qe njerez te ditur , te kulturuar ,,, sic jeni dhe ju , Z . Baci , t'i beni rixha , per gjera kaq te shenjta qe shqiptari I shijon vetem ne enderra , nje komunisti qe e fitoi me " Gryken e pushkesh " kete parti me 9 Janar .... !