Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

3 Prill 2026, 10:19Politika TEMA
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve,

Në orën 11:00 do të nisë takimi i kryeministrit Edi Rama me krerët e bashkive në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Kjo mbledhje (me dyer të mbyllura) vjen në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”, ndërsa nuk përjashtohet diskutimi i çështjeve të tjera me interes për pushtetin vendor.

Në fokus është edhe Paketa e Maleve, puna për të cilën duhet të jetë e vrullshme nga ana e kryebashkiakëve, pasi kreu i qeverisë ka vënë një kusht për rikandidimin e tyre që lidhet pikërisht me këtë nismë.

Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore.

1 Komente

  1. x
    xha Braho

    Si puna e kesaj "paketa e maleve" para 10-12 viteve kishe "paketen e menaxhimit te mbetjeve" dhe parate i harxhove nje me nje por tek Noc Rroku perfundove mer kryehajdut!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje