Avokati Idajet Beqiri është i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëzit e tij besnik janë një bandë që të vrasin “nëse iu shkel në kallo”.
Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, të mbushur me detaje të reja dhe që mbart një interes të madh për zhvillimet që pritet të ndodhin në ditët në vijim, duke qenë se Sali Berisha ka llogari të hapura me drejtësinë, avokat Beqiri ka deklaruar se njerëz pranë ish-kryeministrit dhe djalit të tij, Shkëlzenit, e kanë kërcënuar me jetë.
Por pavarësisht këtyre presioneve dhe shantazheve të skajshme, ai premton se do t’i shkojë deri në fund betejës, në mënyrë që pas 30 e kusur vitesh demokraci, drejtësia, qytetarët dhe kushdo ta marrin vesh se kush është në të vërtet Sali Berisha.
Po ashtu, Beqiri hodhi akuza të forta edhe në adresë të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ky i fundit sipas tij, është përfshirë në 3 vrasje për të fshehur gjurmët e krimit, ndërsa paralajmëroi se është gati të “shpërthejë” dosja që do ta çojë pas hekurave ish-presidentin.
-Avokat Beqiri, si i ke parë angazhimet e SPAK në raport me politikën?
Prokuroria e Posaçme (SPAK) e dinte që do të goditej nga politika. SPAK si një prodhim i reformës në drejtësi që do të luante një rol të posaçëm me dy objektiva kryesore që janë për të luftuar krimin e organizuar dhe për krimin e lartë shtetëror. Në këtë aspekt ata kanë qenë të përgatitur që do kishin sulme të jashtëzakonshme, por kanë brenda radhëve të tyre edhe njerëz që nuk kanë një të kaluar jo të mirë në krahasim me pushtetin politik, janë të ndikuar nga politika e vjetër. Edhe pse u trajnuan, u selektuan por, prapë ka.
Edhe ata pasuritë që kanë i kanë vënë në rrugë jo të ndershme, pra që i kanë futur duart diku edhe pse pjesa dërrmuese e SPAK është nën ndikim e ligjit dhe se më të nuk luhet në një situatë kur veprimtaria e tyre është e kontrolluar deri në imtësi, madje edhe të familjes së tyre, meqenëse janë nën një vëzhgim të tillë të organeve përkatëse të vendit por edhet të faktorëve ndërkombëtar, por prapë dikush e nxjerr kokën për keq dhe ku i jepet mundësia për të zvarritur procesin, ose për të abuzuar me afatet, këto janë gjëra që këtu bëhen dhe janë sabotime që bëhen në SPAK.
Politika është e bindur se pengon që SPAK ta kryej funksion e vet ashtu si duhet. Veprimtaria e SPAK nuk ka sukses nëse pushtetet e tjera nuk e ndikojmë, sepse nuk pastrohet korrupsioni i madh në këtë vend nëse nuk është kjo gjë. Në çdo privatizimin dhe tender që të është bërë, kudo që të prekësh prek në krim, ka shumë krim, këta nëse nuk mbështetjen e institucioneve të tjera nuk do të kenë sukses. Duhet që të ndihmojë edhe policia ushtarake, ka rol të jashtëzakonshëm, për të mos folur pastaj për policinë e Shtetit që ka parandalimin dhe zbulimin e krimit dhe nuk janë ende aty ku duhet.
-Kemi dëgjuar shumë sulme mbi SPAK dhe ndaj kreut të SPAK Altin Dumani, si nga ish-kryeministri Sali Berisha, si i komenton këto deklarata, beson se janë të dënueshme?
Këto janë veprime të paprecedenta që si gjen në asnjë vend jo më në një vend të NATO dhe që është kandidatë për tu bërë pjesë e BE. Por të bësh shantazhe të tilla dhe të përdorësh një fjalor të tillë, ndikojnë dhe frymëzojnë botën krimit. Thirrjet e tij janë në këtë aspekt vërsuluni këtyre sepse këta po ma bëjnë mua të keqen për të vepruar kundër SPAK. Por, të vësh në arrest shtëpie një ish kryeministër është një gjë që nuk kishte ndodhur më parë dhe nga ana tjetër të shohësh sulme të tilla. Familja e Berishës vetëm me korrupsion është e jashtëzakonshme në pasuri.
-Ish-kryeministri Sali Berisha thotë nuk jetoj në luks, jetoj në një apartament, nuk kam vilë, keni një koment?
Po vila që ka në Gjirin e Lalëzit? Ai thotë që ajo është në pronësi të vajzës. Po vajza nuk është e tij, ku i gjeti ato para ajo? I ka vënë në saj të babait të saj. Nga i gjeti ajo i gjeti nga babit vet. Ai mund të thotë është e djalit, por nga i gjeti djali. Tek kompleksi që po bëhet tek ish-ekspozita ‘Shqipëria Sot’ nuk la gjë pa bërë që ta shkulte televizion TCH nga atje, kontrata ishte për 20 vjet, por ai e prishi kontratën dhe e shkuli televizionin nga atje. Ja dha 23 për qind burrit të Albana Vokshit, krushkut të Erzen Breçani dhe një pjesë e mori Shkëlzeni.
200 milion euro janë vetëm aty, ky i varfëri që thotë jetoj në pallat mendon që hanë bar ato strukturat ndërkombëtare duke futur edhe FBI. Sepse ai është hetuar edhe nga FBI. Pse do ta linin ata në dorë të SHIK-ut tonë? Nga ana tjetër e bënë për të parandaluar lëri me kaq, më çuat në arrest shtëpie, por mos vazhdoni më tej Mos vazhdoni me Gërdecit, me vrasjet e ’97, me ‘CEZ –DIA’. Kompleksi është gjethja, por kush janë rrënjët. Ai e katandisi këtë vend që ngeli, pa naftë, pa energji, pa bujqësi, ka krom.
-Këto dosjet që ju përmendet më sipër do të hapen, pra “21 janari”, “CEZ-DIA”?
Këto janë të hapura dhe duan vetëm vullnet juridik. Nuk pyet ligji për zhurmat e kriminelëve sepse s’do kishim asnjë njeri në burg. Ne si kemi pyetur ata që janë në burg, doni të shkoni në burg ju apo jo. Pra, në SPAK duhet që të veprojë më me guxim dhe të justifikojë besimin e popullit.
-Sipas jush, do të ketë një masë tjetër për Sali Berishën duke qenë se ai po komunikon me mbështetësit e tij?
Problemi është se shumë shpejt është çështja e ‘CEZ’. Nga sulmet që ai bënë kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit dhe Ilir Meta po ashtu, kështu që të dy ata do jenë shok burgu për ‘CEZ-DIA’. ‘21 Janari’ është gati dhe SPAK është i detyruar që të filloj çështjen penale kundër Berishën dhe Bashës. Po ashtu, ‘Gërdeci’ për vrasjen e 26 dhe tentativë vrasjen e shumë të tjerëve. Këtu njerëzit po ikin se s’ka drejtësi, sepse pagat janë të ulëta, sepse buxhetin e kanë marr ata. Meta dhe Berisha janë bosët e korrupsionit.
-Çfarë pret që të ndodh me dosjet që po hetohen në ngarkim të Ilir Metës?
‘CEZ-DIA’ është e para që atë duhet që ta çoj pas hekurave, lobimi amerikan po ashtu, është i dyti. Për aferën e ‘CEZ- DIA’ janë vrarë 3 persona dhe i implikuar është Ilir Meta. Ata u eliminuan për të fshehur gjumit e krimit, nuk ka krim që bëhet pa vrasje brenda. Pse bëhej ‘Gërdeci’ pa vrasje, po 21 janari. Saliu për ata 4 që u vranë ka pas mbështetjen e Metës, sepse u bë protesta për lekët e Ilirit që dolën në ekran për 700 mijë eurot.
SPAK nuk duhet që të shkoj me gjethe, ja e ndëshkuam dhe u thye miti i të pandëshkueshmërisë e dhe aq. Këta thonë ish-prokurorin e dënuam me dy vite e gjysmë burg, po ku pyet ai për dy vite, sa shkelje ka bërë ai dhe sa pasuri ka vënë, ai meriton të patën 25 vite burg. Po nëse ai pendohet dhe thotë se arrestova ish-kryeministrin sepse më pengoi ky dhe më doli kjo pengesë përpara, atëherë kjo është tjetër gjë, le të bashkëpunoj me drejtësinë.
Sikurse duhet që të bashkëpunoj edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ‘21 janarin’, sepse ai instiktin për të vrarë nuk e ka dhe këtë e dinë të gjithë shqiptarët. Ai duhet që të dal dhe të thotë të vërtetën. Nuk ka forcë që e vë poshtë SPAK, vërtetë ata kanë lekë të madh, por në fund do ketë edhe viktima po duhet që të shpëtoj edhe viktima. Ata dalin hapur, ja dhashë këtë intervistë unë pasi të dal kjo intervistë të bëhet publike Berisha dhe Zeni i ndërsen ushtarët e tij. Unë kam marr shumë mesazhe edhe kërcënuese. Por, krimet e tyre si mbulon më asgjë, shqiptarëve duhet që t’u kthen ato që ata u kanë grabitur.
Po të ishte Meta transparent, nuk do turej te Partia LSI-s, të nesërmen e largimit nga Presidenca. Nëse vazhdohet me këtë intesitet nxjerrja horllëqeve të atyre që dikur ishin shokë, do kemi të bëjmë me një kujdes të veçante në të arrdhmen., sidomos te politikanët.
A eshte edhe ky avukati non grata ne amerike???? Apo nuk quhet po te lehesh per rilindjen??? Kot pyeta .
ben
Fshatari injorant hajdut I korruptuar robqirë, duhet të dorëzojë gjënë e vjedhur popullit te varfër urgjentisht.
Idajet Beqiri ka shume diploma. 1. Certifikimin si avokat. 2. Certifikimin si Mashtrues (nga regjimi komunist). 3. Certifikaten e mashtruesit nga SHBA-ja. Certifikat mashtruesi nga gjykata Shqiptare ... $$$$$$ Perse e quani Avokati I. Biqiri dhe nuk e quani, Mashtruesi I. Biqìri. $$$$$$ Madje Skrapalli Mashtrues i certifikuar Idajet Biqiri.
Ja boni fleterrufene Meroja bashkkomunistit, lol
Eshte Ido B..qiri Avokati famshem qe ne 3 gjygje ku merr pjese, humb4. Eshte ky qe do lironte nga burgu Izet Haxhine e do burgoste Berishen. Eshte ky teveqeli qe gjithmone merr persiper te luaj karagjozin e te thote ato qe askush nuk ka deshire te behet karagjoz e ti thote.
Avokati mund te mos jete me i zgjuari nga te gjithe, por eshte trim, se mori nje cope leter, akuzoi Sali Berishen dhe Ilir Meten, e firmosi ne fund, dhe e coi ne SPAK. Horrat e Saliut i bejne presion Avokatit, familjes, e ke provuar ndonjehere te jetosh nen presion te krimineleve? Shume pak njerez e bejne kete gje, te pakten ti dhe une jo, prandaj mbylle gojen, ha ndonje karrote me Xenin dhe Malltezken.
Me duket se je to B.Q. bashke me Floririn dhe Vampirin.
kete pisin e ka akuzuar edhe sali krimineli per kufomat te mali me gropa,e megjithate cdo gje do mbyllet si dosja e spiunit.Mos i fusni te gjithe ne burge se do ngelemi si jetim pa udheheqsa
Te lumt zoti Idajet Beqiri. Je trim,je guximtar. Te akuzosh ata qe deri dje ishin te pandeshkuedhem,do te thot se duhet nje inisiative e forte qe t'u japesh atyre maskarenjeve fakte. Sali Berisha familjarisht dhe Ilir Meta familjarisht jane kriminelet dhe hajdutet me te medhenj.Meritojn,qe SPAK t'i denoi me nga 25 vjete burg dhe eshte pak.
Xhaver deva, ti ilir dhe sali rrempalla jeni vrasesit e shqiptarve. Kujtoni Naten e 4 shkurtit ate masaker te tmerrshme qe kerkush se kujton ajo eshte nje masaker qe ja kalon edhe masakrave serbe ne ballkan. Si nuk e vute nje kunore te ai vende, si nuk kerkoj kerkush falje per ate masaker nga kosovari xhafer deva. A nuk ja kalon kjo masaker edhe atyre ta milloshe vicit bashke me ju o vica
Si e riaktivizon tema kete idajet bolen. Sa here fillon del meta neper intervista apo jep deklarata, Mero aktivizon Idajet b qirin qe thote po te njejtat gjera qe ka 12 vjet qe i thote.
Idajet Beqiri ben gabim qe flet neper televizione, me gjithate vrasja e tre deshmitareve te vjedhjeve dhe krimeve te Ilir Floririt eshte e vertete; Drejtesia do te flase me fakte.
Sali Berisha eshte kriminel pervec gjithe te tjerave qe ka bere ai shkaterroi Shqiperine. Amerika duhet ta kuptoj mire kete dhe ti vej deri ne fund ketij procesi. Ne se per ndonje arsye Amerika nuk i vete deri ne fund atehere mjere ai vend sa te daki nje djale trim dhe ta veri ne zap . Sali Berisha eshte kriminel ai denigroi te gjithe intelektualet e vendit duke i persekutuar deri ne palce ne menyre qe te sundonte vete Sali Berisha eshte kriminel dhe jo udheheqes i popullit shqiptar.
Rrofte Populli I 2 Marsit. ....turp
Trimat e "Selfo Qorrit"dikur dhe selfot e 33 vjeteve kane vrare shume dhe ata qe prej tyre u delte shkum por nje shenje e pa dukshme del deshmitar real dhe te shohim ne vazhdim.
Po pra .... cfare po degjojme nuk po e shohim !!!! Kur do vihet drejtesia ne vend ne ate cope Vend!!!!
Mesa kuptoj, SPAK bashkë me ne, do hajë të madhen këtyre. Sa u bënë, 5 vjet nga themelimi? Prit gomar, të mbijë bar.
Çuditërisht shoh këtu nl komente, që sju pëlqen që meta është bashkëpuntorë në krim, ndersa meta vetë ka dalë me zë e figurë se kush lshtë trimi i këtyreve që akoma shpresojnë tek i vdekuri. Populli thotë, nonën pak e keni, po si o klllira, akoma keni shpresë ke ai palavoz burrë e grua që ju rropi. E vërtet, kur të q,,,ë plkskën i thuhet baba.
Turp te kete dhe perendia e ndeshkofte kushdo qe kritikon avukatin beqiri njeriun kurajoz qe e trim qe thote te vereten qe ka bere krimineli hajduti nongrata fatkeqia e ketij vendi.sale e liri floriri.Sa turp per keta qe shkojne akoma pas pordheve te kriminelit.Ka mbaruar o njerez e mbaroi perendiase shkateroi kete vend te bukur.Mos shkoni pas hajdut kriminelit.
Sistemi Idajet sistemi!Njerez ne sisteme te ndryshme veprojne ndryshe!Ti e quan se ka levizur ndonje gje ne ate kuplara te madhe,ku vjedhjet,prostitucioni,vrasjet jane ne rend te dites duke bere te mundur zbatimin e direktivave te "perandorise " qe beni si themi ne dhe jo si bejme ne!Rruaj koken nese nuk ke vetem kafke se agje nuk ka ndryshuar ne drejtesi:Drejtesine e ka perseri "grupi qiftelia",se keshtu ka urdheruar "nena dhia".Ndaj te presim dhe ca dite se thone qe ne 16 te ketij muaji do te vije i derguari dhe do na sjelle habere te reja ku ate dite te qendrimit te tij i gjithe populli do ta ndjeje vehten krenar dhe me te lumtur se kurre!