I ftuar në emisionin Top Story në Top Channel, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca u shpreh se mbledhja e Kolegjeve të Bashkuara për të adresuar numrin e lartë të të paraburgosurve në vend është një veprim i vonuar dhe duhej të ishte bërë më herët. Ai tha se raporti i të burgosurve dhe paraburgosurve në Shqipëri është përmbysur totalisht dhe kjo vjen sepse organi i akuzës dhe gjykatat kanë një qasje agresive për të burgosur sa më shumë persona.
“Mbledhja e sotme është një veprim jashtëzakonisht shumë i vonuar sepse është përmbysur totalisht raporti i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Në çdo vend europian të paraburgosurit kapin shifrën e 20% në rastin më të keq, kurse ne kemi shkuar në shifrën mbi 55%. Kjo tregon se ka një tentativë agresive nga organi i akuzës, por edhe nga gjykatat, për të paraburgosur sa më shumë persona, të cilët thjesht fakti që i paraburgos i cenon edhe një herë një parim tjetër që është prezumimi i pafajësisë”, tha Ndreca.
Ai nënvizoi se në vendet e BE-së përgjithësisht afatet e paraburgimit shkojnë deri në 3-4 muaj. “Pra, në çdo standard europian, në vendet e BE përgjithësisht është përcaktuar se një afat paraburgimi zgjat 3-4 muaj. Në rastin e Shqipërisë ka ndodhur kjo që, përgjithësisht kush paraburgoset ti i ke sugjeruar publikut, edhe gjykatës, por edhe palëve, që ai është një fajtor”, tha Ndreca.
Fshatari ndreca-ha ca speca,i do hajdutet e korruptuar te lirë te vazhdojne te vjedhin. Eshte mesuar neper koprativa qe vidhnin dhe ju mjaftonte autokritika ne kolektiv.
O avoKARt , po pse e ngre zerin tani per kete ceshtje ? Pse tani kur si avokat i Lalit e kuptove qe ai eshte i zhytur deri ne gryke ne gjynahet e tij ? Pse nuk u ngrite atehere kur Palloshi arrestonte njerez edhe per lidhje te paligjshme te energjise , dhe ka patur edhe vetevrasje ne burg nga keta njerez? A mundeni ti dhe Lali te mbroheni per dosjen 60.000 faqeshe ? Apo do ta ndihmosh Lalin ta mbylle gjyqin "alla Lul Basha" ?
Kam pershtypjen qe si ka kap kooperativat ky, vit prodhim tjeter, por ti paske icik nostalgji mduket, eh qerrata ne moshe.
Bravo Ndreca! Je nje jurist i zoti.Por sot juristet e zot ne profesion nuk i duhet SPAK-kut se ashtu urdheron Sali Berisha.
Ti dukesh qarte se ne vend te trurit ke nje K.. o koperativa e bashkuar duket qe te ka ngel ora te koperativat e 80-es, palco ferrash
Nese perqindja e te paraburgosurve eshte 250% me e larte se ne EU, si dhe koha e mbajtjes ne paraburgim dy fishi i EU, kjo so te thote se prokuroria dhe gjykatat nuk bejne punen e tyre per te mare vendime perfundimtare per te mbyllur çeshtjet.
Pak i vonuar E.Veliaj ne zgjedhjen e Plarent Ndreces ,si avokatin e tij. Besoj ne profesionalizmin e Ndreces.
Po doli veliaj nga burgu Vendin e tij duhet ta zej osli dado dhe ata qe bene denoncim fallse