
Me propozim të deputetit Taulant Balla, mazhoranca socialiste po përgatitet sërish që të liberalizojë kriteret për dhënien e nënshtetësisë shqiptare me procedurë të veçantë për shtetasit e huaj – një praktikë kjo e ndjeshme për shkak të detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit europian.
Projektligji i firmosur nga Balla është përfshirë në kalendarin e punës së Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike për periudhën 13- 30 prill dhe propozon ndryshime në nenin 9 të ligjit të vitit 2020 “Për Shtetësinë”, duke parashikuar konceptin e natyralizimit të shtetasve të huaj “për interes shtetëror”.
Ligji aktual parashikon që në raste të veçanta, një shtetas i huaj mund ta përfitojë pasaportën shqiptare pa përmbushur kushtet mbi kohën e qëndrimit apo njohuritë mbi gjuhën dhe historinë shqiptare, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka interes kombëtar për personalitete në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë apo sportit.
Sipas propozimeve të Ballës, natyralizimi për interes shtetëror bëhet në rastet kur shteti shqiptar ka interes të posaçëm për krijimin e një lidhjeje të qëndrueshme me personin e huaj, për shkak “të cilësive, aftësive dhe rrethanave specifike të dobishme të individit ose të veprimtarisë së tij, private ose publike”.
Projektligji parashikon gjithashtu që aplikimet që do të bazohen në nenin 9 të ligjit “Për Shtetësinë” duhet të mbështeten me dokumentacion nga ministrat e kabinetit “Rama” që mbulojnë fushën përkatëse.
“Interesi i posaçëm shtetëror identifikohet, mbështetet dhe garantohet përpara Presidentit të Republikës nga ministri që mbulon fushën përkatëse,” thuhet në projektligj.
Në katër vitet e fundit, kjo është hera e dytë që mazhoranca socialiste përpiqet të ndryshojë ligjin “Për shtetësinë”, që lidhet njëherazi me sigurinë kombëtare dhe procesin e integrimit në BE.
Në vitin 2022, qeveria e kryeministrit Edi Rama inicioi një projekt për ‘shitjen’ e pasaportës shqiptare për shtetas të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri – sipas një skeme të njohur ndërkombëtarisht si “pasaportat e arta”.
Qeveria u tërhoq nga projekti pas reagimit të ashpër të Komisionit Europian, i cili e konsideroi këtë praktikë si të papajtueshme me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe të rrezikshme për sigurinë./reporter.al
Bravo PS, familjet e emigranteve do votojne vetem PS.
Po bashkeshortet e huaj te emigranteve tane?
Po per femijet si kane lindur jashte me prinder shqiptare , apo per ata nuk mendoni dhe nuk mund te perfitojne , antishqiptaret e mut , ja u qifte derri nenen
Po per marrjen e pashaportes Shqiptare,per femijet e lindur jashte Shqipetise ku kane emigruar prinderit e tyre dhe qe nuk figurojne te rregjistruar as ne Gjendjen Civile te Shqiperise,a ka ndonje lehtesim? A mundet te sherbeje Rregjistri i Gjendjes Civile te Shqiperise,ku figurojne prinderit e tyre,si garanci per femijet prej prindevve Shqiptare?
O maskarej
Te shkerdhej Taulant Ballen dhe Hajdutete e tjere.. 1-Nuk merret Pasaporta si Kupon Llotarie...Legena dhe Bastarde...kerkoni te beni Shqipetare Indjanet dhe Pakistanezet....
Kalergie Plan…mbushni trojet e Shqipes me zezake afrike…jevgj azie e gjithe mbeturinat e planetit…zbatoni urdh’nat e padronise cifuto zioniste