Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj: Takime dhe dëgjesa me komunitetet vendore në të gjithë vendin

9 Prill 2026, 16:40Politika TEMA
Reforma territoriale, PD lëshon udhëzim për strukturat e saj:

Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të ri për angazhimin e strukturave të saj në diskutimet mbi reformën administrative dhe territoriale në të gjithë qarqet e vendit.

Dokumenti, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, përcakton një plan konkret veprimi për degët lokale të PD-së, duke synuar përfshirjen e qytetarëve dhe ekspertëve në hartimin e një ndarjeje të re territoriale.

Sipas udhëzimit, strukturat e partisë do të organizojnë dëgjesa me komunitetet vendore, ndërsa brenda datës 15 prill duhet të zhvillohen mbledhjet e kryesive në çdo degë për të diskutuar variantet e mundshme të reformës.

PD kërkon që propozimet të finalizohen dhe të raportohen deri më 20 prill, të shoqëruara edhe me dokumentim nga takimet në terren. Gjithashtu, në proces do të përfshihen këshilltarë vendorë, ekspertë dhe përfaqësues të zgjedhur lokalë.

Në dokument theksohet se një ndarje e re territoriale më pranë qytetarëve konsiderohet një çështje me rëndësi politike, ndërsa ky proces shihet si një hap i rëndësishëm për riorganizimin e qeverisjes vendore.

1 Komente

  1. D
    Demokrati pa parti

    Nuk keni njerez me kapacitet per te trajtuar ate problem nuk ju degjon njeri me sepse jeni mohues te cdo gjeje qe eshte bere mire do thoni qe duam kaq e aq bashki dhe ketu nuk shkoni me tutje do beni per vehte nje pakice qe nuk di asgje

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje