Edi Rama: 3% i të gjitha bashkive do të mblidhet në një fond të vetëm për strehimin

9 Prill 2026, 18:15Politika TEMA

Edi Rama: 3% i të gjitha bashkive do të mblidhet në një fond

Kryeministri Edi Rama njoftoi në Asamblenë e PS-së në Durrës se 3% i taksës së ndërtimit në të gjitha bashkitë, që do të përdoret për strehim, do të mblidhet në një fond të vetëm.“Kemi hyrë në fazën ku duhet të flasim edhe për strehimin e përballueshëm. Jemi duke bërë një riorganizim komplet të gjithë procesit të politikës dhe procedurave të strehimit. Kemi vendosur, jemi i vetmi vend që e kemi, një 3% në taksë për strehimin në lejet e ndërtimit. Edhe Bashkia Durrës ka potencialin të krijojë të ardhura të konsiderueshme nga lejet e ndërtimit., Ne do t’i mbledhim këto të ardhura në një fond të vetëm, por nuk do t’ia lëmë vetëm Tiranës le të themi, megjithëse ka nevojë më të madhe për strehim.

Ndërkohë që kemi një bashki tjetër që është e dyta pas Tiranës për të ardhura të vetat, është Himara, Aty ka shumë projekte për ndërtimin por nuk ka nevojë për strehim. Himara e merr 3%, por nuk ka nevojë për strehim, kështu që do të krijojmë fondin e përgjithshëm. Janë disa dinamika që do të lehtësojnë marrjen shtëpive nga persona që janë në punë, të rinj, që kanë disa parametra, pro nuk e marrin dot shtëpinë. Kemi filluar më kredi me 0 interes për mësuesit, punonjësit e policisë, ushtarakët, kemi filluar një program. Do ta zgjerojmë“, tha Rama.

 

3 Komente

  1. P
    Popull i thjeshte

    O zoti. "DO TE". ke mundesi qe te na tregosh cfare realizove ?, pasi ne te gjithe mandatet thua, do te bejme kete. dhe do te bejme ate, do te bejme ketu dhe do te bejme atje. Por asgje te perfundusr sic duhet.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Milaim Kasydati

      Nismë e mirë. Ishalla nuk na delë si te poezia DREDHA E DJALLIT ............. saherë nisim një punë t're T'partë që e prishim jemi ne

      Përgjigjjuni
      1. d
        dsa

        Lere cfare do te besh, por jep esap cfare ke bere keto 13 vjet per strehimin edhe findet e BE 1,4 miliard dollare per rindertimin nga termeti i perlave me Ahmetaj ku dije t'a plasje ne burg per ty qe te shfaqesoje veten, por iku ne Zvicer dhe te beri mutin tek dera e kryeministrise

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje