Avokati: Në të mirën e Berishës të paraqitet më datë 20 në Gjykatë! Edhe nëse nuk shkon, mund të hetohet dhe të shkojë në burg

14 Nëntor 2023, 14:19Politika TEMA

Avokati: Në të mirën e Berishës të paraqitet më

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se është në të mirën e Sali Berishës të paraqitet më datë 20 në Gjykatë. Ai ka theksuar se edhe në rast se nuk ndodh diçka e tillë, ish-kryeministri mund të hetohet, gjykohet dhe të përfundojë në burg.

“Është në të mirën e tij që të shkojë përpara oficerëve, edhe në rast se nuk shkon, nuk është ndonjë gjë e madhe. Jam i bindur që ata të BKH në rast se shikojnë që ky po fut hundët në prova, që ky po bën presione kundër atyre që e ndihmojnë procesin që e vërtetojnë procesin për t’u vërtetuar fajësia.

Pra, në rast se këta prokurorë dhe këta hetues do të shikojnë se ka të dhëna të kësaj natyre, atëherë ka një kërkesë tjetër për t’ia ndryshuar masën e sigurimit, në ‘arrest shtëpie’. Sepse bëhet në kuadrin e asaj, të ruajmë provat që të mos na iki procesi dhe të mos na imponojë dështimitarë të tjerë.

Kjo do ta çoj kërkesën në SPAK, do ta cojë në parlament sepse ka të bëjë me një masë arresti siç është ‘arresti me burg’. Por në rast se ata e shohin që ky nuk ka të bëjë me çështjen, sepse e ka të provuar me akte, me dokumente, mund ta lënë dhe kështu, të mbarojë dosjen dhe ta lënë për gjykim, do hetohet, do gjykohet dhe do të shkojë në burg”, tha Beqiri në studion e “Tirana Live”. 

Kujtojmë që Sali Berisha po zvarrit vendimin e gjykatës për të mos shuar masat e sigurisë ndaj tij. Avokati i tij personal nuk shkoi në SPAK për të marrë zytarisht vendimin. Pas ditës së hënë gjykata e posaçme e konsideroi zyrtarisht të njoftuar Sali Berishën dhe dërgoi në Apel vendimin për kreun e Foltores. 

4 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Po të jeni kaq të trashë, i kërkoni një të çmenduri të bëjë veprime normale!!!! Gjeni një autoambulancë, nja dy infermjere të fortë dhe shkoni e merrni për t'a çuar në çmendinë, vetëm atje e ka vëndin. Sepse të thirresh nga drejtësia dhe të mos shkosh për t'u paraqitur, këtë vetëm një i çmendur e bënë në kohën e sotme.

    Përgjigjjuni
    1. D
      DMK

      Bla bla bla kot vetëm show Berisha nuk është as i pandehur akoma jo më të arrestohet

      Përgjigjjuni
      1. v
        viktor

        Ky ja do te miren Berishes.Ky juristi qe ka mbajtur 5 identitete ne 6 vjete. I denuar ne Belgjike per trafik ne mungese,i denua ne Shqiperi per ryshfet...ky eshte njeriu per te analizuar ligjshmerine.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Trapajane hesapi

          Berisha duhet ti nenshtrohet ligjit dhe organeve ligjzbatuese,gjukates e prokurorise .Asnje leshim ,Nese jemi te barabarte para ligjit.Nese per Berishes justifikohen si paraqitja,si mosparaqitja atehere shteti ligjor per te cilen mburremi se reformuam nuk ekziston.Cdo i kerkuar nga drejtesia paska te drejte te mos paraqitet ose si ti pelqeje atij .E Pra,keshtu nuk jemi te barabarte para ligjit.Keto Jane vetem sllogane mashtruese.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje