Vijon mandatin kryebashkiaku i Kuçovës, KQZ: S’ka shkak ligjor për shkarkim

14 Nëntor 2023, 12:51Politika TEMA

Vijon mandatin kryebashkiaku i Kuçovës, KQZ: S’ka shkak ligjor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë vendimin lidhur me kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se nuk ka shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati.

“Detyrimi i subjekteve është për të deklaruar shkaqet, kur ka shkaqe që e ndalojnë të marrë funksione publike.  Jemi para një fakti ku subjekti vetëdeklaruaes, tashmë kryetar i bashkisë së Kuçovës ka paraqitur formularin e deklarimit dhe disa të dhëna.

Ai nuk ka paraqitur një të dhënë, pasi me një vlerësim të tij ka qenë e panevojshme ose e ka harruar kjo nuk ka rëndësi në arsyetimin tonë.

Por kjo e dhënë tashmë nuk përbën, nuk e përfshin në kushtet e ndalimit për shkak të veprës penale për të cilën ka marrë dënimin. Ngelet diskutimi i faktit që nuk e ka deklaruar”, tha ndër të tjera Celibashi.

Kreshnik Hajdari rezultoi se kishte fshehur një dënim prej 4 muajsh për kalim kufiri në Greqi në mënyrë të paligjshme, ndërsa vetë ai ka thënë se nuk e dinte për këtë dënim.

2 Komente

  1. v
    veshgjati i shqupit pa' vule

    Shpejte o burra komision hetimi ne parlament se krimi eshte ulur kembekryq ne bashkine e Ku¢oves.

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      I perjetshem qofte kujtimi i Lefqen hunderr maliq kokexhufkes, se na cau trapin, shko tani tek haremi i Jales bej ndonje pune si security se te vjen per dore, se leshelija e ka marre rrugen e mutit per kete dynja o hunderr, spiuni num behet me shef.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje