Pse maxhoranca nuk reagon për sjelljen e opozitës? Ja si përgjigjet deputeti i PS-së

14 Nëntor 2023, 09:40Politika TEMA

Pse maxhoranca nuk reagon për sjelljen e opozitës? Ja si

Ndërsa u komentua kaosi i shkaktuar nga deputetët opozitarë në seancat plenare në Kuvend gazetari Sokol Balla tha se do të duhej të kishte një reagim nga maxhoranca. 

Lidhur me këtë nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Tonin Gogu ka dhënë një koment në emisionin “Real Story” në ABC News. 

“Shumica në asnjë moment nuk do të futet në këtë debatin. Nuk jemi futur sepse kë do të njohim ne. Jemi duke diskutuar projektligjin për buxhetin e shtetit, kushdo të vijë nga krahu andej që ta miratojmë dhe t’i japim shqiptarëve gjithë paketën sociale, investimet, të ndërtojmë rrugët etj, patjetër që janë të mirëpritur.

Kur vijmë tek pjesa politike. tek reforma elektorale, kërkoj zoti Bardhi të shtyjmë afatin e shtymë. Kërkoj Bardhi të ndërronte anëtarët në komision, thamë bëhuni dhe patjetër që ta bëjmë. Reforma elektorale është konsensus politik, kështu që gjëja duan të na fusin dhe të na tërheqin, nuk shfokusohemi nga zhvillimi i Shqipërisë.

Do të miratojmë projektligjin për buxhetin dhe kushdo që na vjen përballë. U miratua projekti raporti i Shqipërisë i integrimit. Nuk bëmë dot mbledhjen. Tabaku tha kisha frikë ta thërrisja Sorecën. Këshilli Kombëtar i Integrimit do të trajtonte raport progresin, ku Shqipëria ka bërë super progres.

Shqipëria ka hyrë në shinën e ligjit. Jemi me nota të mira dhe reformën në drejtësi e kemi shumë të mirë, kështu që kryefjala është një gjë: ligji. Ligji, ai që kërkonte të denonconte padrejtësinë më të madhe dhe i cili do të zgjidhë këtë konflikt mes palëve të PD”, tha Gogu. 

 

1 Komente

  1. T
    Tetovari

    po zotri Gogu, por ligji duhet miratue per te gkith i njejt sicper PS ashtu edhe per PD dhe partit tjera cila do qoft, e shkel ligjin ne burg 10vjet pastaj le te then ara atje.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje