Gaz Bardhi: Basha mori 2 kate kullë me një të rënë të lapsit, vetëm për të ka fakte. Për Berishën jo

14 Nëntor 2023, 09:12Politika TEMA
Gaz Bardhi: Basha mori 2 kate kullë me një të rënë

Gazment Bardhi thotë se i vetmi politikan për të cilin ka fakte se ka blerë dy kate kullë, është Lulzim Basha.

Ai ftoi këdo që ka fakte për ndonjë politikan tjetër t’i bëjë ato publike, ndërsa theksoi se është e pamundur që të ardhurat për të bërë shpenzime të tilla të vijnë nga bizneset.

“Lulzim Basha është i vetmi politikan që në vitin e fundit ka futur në xhep 2 kate kulla. Këto janë fakte të regjistruara në hipotekë. Nëse dikush tjetër ka regjistrime të kësaj natyre të drejtpërdrejta apo të fshehta për ndonjë politikan tjetër është i lutur t’i bëjë publike. 

Ajo që shqiptarët kanë parë deri më sot është që po, në gusht të 2021-shit, 3 muaj pasi ne kishim humbur zgjedhjet, Lulzim Basha dhe familjarët e tij fusin në xhep 2 kate kullë në kullën më të shtrenjtë të Tiranës. Biznese kanë të gjithë, por nuk i blejnë dot me një të rënë të lapsit dy kate kullë,” – u shpreh Bardhi.

5 Komente

  1. U
    Uuuaaaa Bardha po c'pate moj

    Basha te denohet per gjynahet qe ka po juve ja u futi te gjatin ju nxori jashte loje , shko ne prokurori nese ke fakte qe Basha eshte i korruptuar jo para vogelusheve gazetaruc

    Përgjigjjuni
    1. B
      Berti

      Shqiptaret jane te mencur dhe jo budallej si i mendon ti o teveqeli Bardhi. Spjegoji shqiptareve qe para se te bashkoheshe me Berishen te ka kerkuar falje ai , pasi te ka quajtur vrases ?????

      Përgjigjjuni
      1. u
        u shofshi si rrace zagaresh

        Oj Bardha ! Ashtu eshte por Saliu jot me nje te rene ta lapsit shkaterroj dhe pervetesoj djeresen 50 vjecare te nje populli oj ndyresira Bardha. BARDHA ...POPULLI JU URREN shoqja bardha.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Po BABI i XENIT si është ???

          Mirë Berisha për ty tashti është i pastër , se para ca muajve ishte BABI i XENIT , po Xeni o Bardhi , djali i babit si është ???

          Përgjigjjuni
          1. M
            Maloku

            Fakt eshte dhe vila e Mulit tek Gjiri i Lalzit 700 mije euro qe deklaroi para disa kohesh Gazi , por tani nuk e thote se jane bere shoke. Nqs nuk eshte e vertete Muli duhet te marri demshperblim nga Gazi per cenimin e figures se tij.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje