Bajram Begaj president, opozita: Nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës

3 Qershor 2022, 21:50Politika TEMA

Bajram Begaj president, opozita: Nuk votojmë asnjë kandidat të

“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çeshtje: nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës”.

Kjo do të ishte deklarata e kreut të Këshillit Kombetar të Partisë Demokratike, njëkohësisht edhe deputet, Edi Paloka, fill pas zyrtarizimit të emrit kandidat nga mazhoranca pasditen e 3 qershorit.

“Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, theksoi ai.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj u zgjodh si kandidat nga kryesia e Partisë Socialiste për kreun e shtetit në Shqipëri.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri dhe njëkohësisht edhe kreu i selisë rozë, Edi Rama.

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste zgjati dy orë dhe u zhvillua pa praninë e telefonave.

Sakaq më herët vetë kreu i sapozgjedhur i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se në seancën plenare të së shtunës nuk do të votojë asnjë kandidat të Ramës.

Ndërsa kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat paraditen e kësaj dite, tha se ata nuk do të marrin pjesë në Kuvend. Duke bojkotuar kështu seancën.

Sakaq, kreu i Grupit socialist, Taulant Balla, në replika nga larg iu drejtua Alibeajt që bojkoti nuk është zgjidhje.

Sipas tij, bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim.

“Ai është thjesht fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, u shpreh Balla.

Kujtojmë që të shtunën e 4 qershorit do të zhvillohet raundi i katërt i votimeve për zgjedhjen e Presidentit.

Tanimë fjalën e ka votimi në Kuvendin e Shqipërisë, të shtunën ora 18:00, në një seancë të posaçme plenare.

Detyrën e kreut të shtetit e mban Ilir Meta.

Këtij të fundit i mbaron mandati më 24 korrik, 2022.

6 Komente

  1. k
    k

    Ju doni si president një të korruptuar "NON GRATA". Çdo koment eshte i tepërt.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pa opozite

      Alibeaj eshte me rrote k .. se Basha. ahh kjo fare opozite qe nuk vlen fare.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber iliri

        Hajde logjikë hajde,nuk votojmë kandidatin e Ramës,po Ramës i plasi trapi i ka votat.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pdísti i penduar

          Aman mos e ndermerrni kete hap se i plas Cari Ps-s per voten tuaj o nevojtoret e kombit

          Përgjigjjuni
          1. T
            Trapajane hesapi

            Nje gje e ditur nga te gjithe,ndaj nuk na plas trapi.Qente lehin,treni shkon perpara.zgjedhjet do vine perseri dhe do filloni nga e para zgjedhjen e kryetarit dhe sekretarit.Dhe ne na plas serisht trapi per ju.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Komentator Politik ????????

              PD ka një tjetër list me gjeneral për këtë post.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje