Balla dhe Manastirliu vizitë në familjen Gjyli: Buxheti 2026, më shumë mbështetje për familjet shqiptare

26 Dhjetor 2025, 20:07Politika TEMA
Balla dhe Manastirliu vizitë në familjen Gjyli: Buxheti 2026, më

Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një vizitë familjare në kuadër të festave të fundvitit, së bashku me Drejtuesen politike të PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu në familjen Gjyli, e bekuar me katër fëmijë. 

Gjatë vizitës, Balla uroi festat dhe theksoi se Buxheti 2026 parashikon më shumë mbështetje për familjet shqiptare, me fokus të veçantë te politikat sociale dhe përkrahja për fëmijët. Momenti u shpërnda edhe në rrjetet sociale, ku Balla nënvizoi rëndësinë e solidaritetit dhe kujdesit për familjet gjatë festave.

"Gëzuar 2026 dhe mbarësi gjithë shqiptarëve!" Ishte mesazhi i Ballës që mbylli vizitën në këtë familje në njlsinë 5 në kryeqytet, ku dhuruan edhe libra.

2 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Gjyl Hanome: cka po i dun fmit e mij qitapdefteret,atyne i duhet buk me hor....!?

    Përgjigjjuni
    1. B
      Balluke Balla

      Si skane turp keta palaco. Vjedhin dite e nate miliona euro skandale, gjysmat te pandehur dhe bejne sikur qajne hallet e popullit. Turp dhe per njerzit qe u hapin deren ketyre pehrave

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje