Balla: Berisha protestë në ditën e samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor. Ai nuk e ka dashur kurrë integrimin, është turp

17 Nëntor 2022, 12:25Politika TEMA

Balla: Berisha protestë në ditën e samitit të BE dhe

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha në Kuvend se Sali Berisha ka planifikuar protestë në ditën e samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që do të mbahet më 6 dhjetor.

Duke iu referuar paralajmërimit të Berishës se do të vijë Europa, Balla thotë se do të jetë fyese nëse do mbahet protesta e radhës në ditën kur të vijnë liderët europianë.

Edhe pse Berisha nuk dha një datë fikse ai theksoi se populli do të reagoj duke e lidhur me faktin që “Europa do të vijë së shpejti në Tiranë”.

“Dështimi i mitingut, planifikimi i mitingut të radhës. Ditën e  Samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor janë ata që shkaktojnë dhimbje që kthen këtu pastaj në formë fyese për ne. Teksa ne prisnim të merrnim fjalën…për Integrimin.

Sali Berisha nuk e do Integrimin. Nuk ka qenë këtu kurrë. Është sjelle për të penguar integrimin si sot. Ndaj filloi pjesa e konfliktit të brendshëm” tha Balla.

1 Komente

  1. L
    Lali dhjeri

    Pse TURP Ta dije Europa si eshte gjendja ketu Çte keqe ka ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje