Balla: Më 9 Nëntor, Tirana do të votojë për herë të parë një zonjë në krye të bashkisë

8 Tetor 2025, 09:30Politika TEMA
Balla: Më 9 Nëntor, Tirana do të votojë për herë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me strukturat socialiste në Njësinë nr. 5 të Tiranës, zonë ku është caktuar të angazhohet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit 2025.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla ndau mesazhin e tij për vizionin Tirana2030, duke deklaruar se 9 nëntori 2025 do të jetë një datë historike.

"Më 9 Nëntor 2025, Tirana voton për herë të parë në historinë e vet një zonjë në drejtimin e bashkisë, prej kur u shpall kryeqyteti i shqiptarëve."

Sipas Ballës kryeqyteti i Shqipërisë po ecën drejt një etape të re.

“Kryeqyteti i Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian nuk është më një ëndërr, por një stacion drejt të cilit bashkia më e madhe shqiptare po ecën. Ka ardhur koha që në 5 vitet e ardhshme kjo bashki e madhe, me shumë punë dhe sfida, të drejtohet nga një grua me eksperiencën e duhur qeverisëse si Ogerta Manastirliu,” – u shpreh Balla.

2 Komente

  1. M
    Mirditor

    Ha mut arromuni vlleh Ballia, ne Tirane do te fitoj bushtra Manastirleshi por sa te rritet dhe brezi i kuksjanve, mirditorve e tropojanve qe kan lind ne TIR dhe pastaj do te kemi nje kryebashkiak SHQIPTAR te vertete prostitute politike qihu

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      Ne gjygjin e Beqjas manastirzeza prangoset ne salle.Perseri zgjedhje do te kemi ne Tirane!?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje