Spiropali ndaj komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit: Po shfrytëzoni lirinë për të shkruar!

8 Tetor 2025, 08:50Politika TEMA
Spiropali ndaj komenteve negative në rrjet për vrasjen e gjyqtarit: Po

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar ndaj komenteve negative në rrjet kundër gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e Gjykatës së Apeli, si dhe lartësimi i veprimit të vrasësit, konsideruar në rrjet si një ‘akt heroik’.

Spiropali shkruan se urrejtja mbi viktimat dhe tentativat për të justifikuar vrasësin për kryerjen e veprimeve ekstreme, nuk është imazhi i Shqipërisë Europiane.

“Jashtëzakonisht tronditëse përpjekja e këtyre ditëve për të glorifikuar aktin barbar të vrasjes së gjyqtarit Kalaja përmes një serie publikimesh në media, pasuar nga një lum komentesh të neveritshme në adresë të viktimës.

Po aq indinjuese është edhe tentativa për të justifikuar vrasësin për veprimin ekstrem që mori një jetë njeriu dhe lëndoi dy të tjerë.

Urrejtja mbi viktimat dhe lartësimi i agresorëve duke shfrytëzuar lirinë për të shkruar e komentuar në hapësirën digjitale, nuk mund të jetë kurrsesi Shqipëria Europiane.

Ndërkohë që me BE-në po negociojmë për t'iu afruar përherë e më shumë standardeve të medias e etikës demokratike europiane, nevojitet një ndërgjegjësim dhe reflektim i plotë për masat e ardhshme ligjore që mbrojnë dinjitetin e individit, po aq sa edhe lirinë e shprehjes.

Publikimet e paverifikuara mbi protagonizmin vrastar dhe vala e komenteve baltosëse në rrjetet sociale mbi viktimën nuk mund të jetë kurrsesi fytyra e shoqërisë shqiptare.

Shqipëria e vërtetë është shumë më shumë se kaq; është vlerë, është respekt, është dinjitet!

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve të gjyqtarit Kalaja dhe solidaritet me gjyqtarët, prokurorët dhe gjithë shërbëtorët e shtetit shqiptar!”, shkruan Spiropali.

11 Komente

  1. s
    sapa

    JU duhet te jeni te paret se jeni aty gjoja per te bere shtet!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kopshti 41.

      Pse do na e heqesh ti gojorse.?

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kesaj ci duhet

        Ti sikur merresh me punet e jashtme? Sikur je ministre e jashtme?! Apo je me origjine joshqiptare dhe kercenon tju kthesh shqiptsreve nenin 55 agjitacion e PROPOGANDE?! Ik moj shurre se shume e kruan PRAPANICEN me shqiptaret ti apo keshtu te thone? Keto palo reformat qe ia shisni popullit per ti grabitur sistemstikisht voten do tju hane koken! Cfare te mbjellesh do te korresh! Je njeriu me i paafte, parazit dhe i perdorshem i 35 viteve! Aoo krejt femrat ne politike lidheni me halabaket e beni dhe ju cuben? Nje fund te perbashket, do te keni, nese eshte keshtu. Mjaft eshte mjaft.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Moralisti

          Po kjo cpune ka qe flet si sekretare partie? E ka harruar qe se ka vend skenderbeu ministre morali po te jashtme? Fytyra si kjo i ulin vleren kauzes dhe irritojne me keq popullin.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na mori lumi

            Ska patur ndonjehere perfaqesim me te dobet ministria e jashtme se sa me kete. Nje delirante qe shet moral e fut hundet vend e pavend.

            Përgjigjjuni
            1. @
              @.

              Nuk jemi me agresorin moj zonje as nuk shajm viktimen. Por ju shajmë ju që keni kaq vjet dhe çeshtjen e pronave nuk e keni zgjidhur akoma. Ju shajm ju arogantet e politikes që kurrë s’keni degjuar zerin e shumices. Ju shajm ju per luksin e madh që ekspozoni dhe as doni te dini per sorollatjen e njerezve te thjesht neper gjykata. Arroganca vjen nga ju politikanet ne rradh te pare pastaj, keta te gjyqesorit që sorollaten njerzit neper gjykata me seanca te pafundme. Njerezit ulerijn se i ka shku thika ne kockë. Mos u mundo te mbyllesh gojen e femijes që theret. Po shiko hallin e tij që e ben te therasë. Ngushellime familjes

              Përgjigjjuni
              1. I
                Iiii

                Ik moj delirante!

                Përgjigjjuni
                1. d
                  drejtesia

                  Beni mire te rishikoni ligjet nga faqja e pare deri tek e fundit dhe sidomos " Republiken e Prokuroreve" qe e ndjejne vehten si Zoti ne toke! Shpresoj qe karma nje dite tju kthehet mbrapsh dhe ta vuani ate padrejtesi qe po vuajne shume shqiptare sot! Te hedhi gurin i pari ai qe ska lyer gishtin ne mjalt per gjithe karrieren politike dhe jo te merren me breket e grave! Poshte drejtesia e Dumbos e kompani!

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    laraska e rames godet serish

                    sa bukur ka folur, nota 10 ne hartim

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Psikologu 1

                      Njerëzisë i ka ardhur në majë të hundës nga drejtësia dhe mjekësia thellësisht e korruptuar nga politikanët që nuk bëjnë dot 2 ligje të mira bashkë por që i bëjnë karshillëk popullit me arrogancën dhe luksin e shfrenuar etjetj...ja për këtë vrisni mendjen Spiropali bashkë me Skënderbeun dhe mos shihni pasojën fatkeqe por rregulloni shkaqet

                      Përgjigjjuni
                      1. H
                        Henk

                        Nga komentet që po lexoj këtu, i bie që paska patur të drejtë Spiropali..

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje