Balla pas takimit me Thaçin dhe Veselin në Hagë: Komandantët e UÇK-së të arrestuar mbi bazën e një rezolute turpi

29 Nëntor 2022, 17:34Politika TEMA

Balla pas takimit me Thaçin dhe Veselin në Hagë:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit ka takuar në burgun e Hagës, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-drejtuesin e UÇK-së, Kadri Veselin.

Pas takimit, Balla është shprehur se “komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë mbi bazën e disa akuzave të paqena”. Balla thotë se ata mbahen të arrestuar në bazë “të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”.


“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. 

Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, tha Taulant Balla.

3 Komente

  1. A
    Arbën Presheva

    Thua ti zoti Balla qe flet pa lidhje. Por cfare thone te tjeret?

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      Thaci me shoke jane heronj te lirise. Asnje gjyq apo denim nuk e zhben vepren e tyre. Kosova do mbetet.

      Përgjigjjuni
      1. g
        graniti

        Burgosja e ketyre heronjve eshte turpi i Hages, shikoni sa kohe kane qe i mbajne brenda se nuk i denojne dot. Ata qe shajne luftetaret e lirise jane UDB-ash te ndyre dhe mos harroni se ne Kosove UDB-ash ka pasur plot prandaj e nxjerin koken sepse nuk i hapin dosjet.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje