
Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot Koordinatorin Special të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Migracionin e Paligjshëm, Gjeneralin Stuart Skeates.
Balla gjatë takimit deklaroi se rezultatet e Task Forcës së Përbashkët për Migracionin janë mjaft domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar.
“Rezultatet e Task Forcës së Përbashkët janë domethënëse me një ulje prej 92% të rasteve të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë krahasuar me vitin e kaluar. Rasti më i fundit i riatdhesimit të 5 emigrantëve të paligjshëm shqiptarë brenda javës të cilët kishin udhëtuar drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme është shprehje kuptimplotë e bashkëpunimit dhe punës së agjencive ligjzbatuese shqiptare në luftën kundër emigracionit të paligjshëm”, nënvizoi ai.
Ministri u shpreh gjatë takimit të Task Forcës së Përbashkët për Migracionin se rezultatet domethënëse dhe bashkëpunimi ekzistues me agjencitë ligjzbatuese britanike në fushën e emigracionit të paligjshëm, duhet të thellohet edhe në fusha të tjera si lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Nga ana e tij Gjenerali Skeates tha se “është e qartë se iniciativa e përbashkët ka mundësuar rezultatet domethënëse të muajve të fundit. Falë lidershipit tuaj është mundësuar ulja drastike e mbërritjeve të paligjshme të shqiptarëve në Britaninë e Madhe nëpërmjet gomoneve prej 92 % më pak”./abcnews.al
"Renje drastike e emigrantve te paligjshem ". Nuk duhet te konsiderohet sukses se ska me "Aka dru me pre ne Shqiperi ".Iken te gjithe. Prisni mbas 10 vjetve qe te rriten kalamanjte qe kane mbetur .
U ul numri se e pane qe Britania eshte hale gjigande dhe nuk jetohet ne getot e Londres. Te gjithe qe vijne ankohen se mendonin do gjenin parajsen me shtepit e barit por perfundojne ne lavazho e ndertim ne te zeze. Nuk kthehen shume se kane turp. Mendojeni mire kur ikni here tjeter mos degjoni mashtrusit qe hapen bythesh kur vine ne Shqiperi.
O shoku koqe, me demek i ka ndaluar Tao Tao Balla. Ka dy aresye: 1- Nuk ka me te rinj se kush e kishte nderment emigrimin [per ne Britani e ka bere fakt te kryer dhe punojne ne ferma drpoge te ndertuara ne apartamente dhe vila. 2- Po emigrojne edhe brezi i trete, por me sa duket nuk po i kapni dot dhe nuk keni numra.
Sa inteligjent eshte ky Kari nga Mbreteria e Bashkuar dhe na deklaron para TAO Taos se numri i refugjateve ka rene ne 92%, kjo tregon se paskan ngelur edhe disa kokrra pa kaluar La Manshin. Ne takimin tjeter ky numer do te shkoje ne 100%.