
Ish-presidenti Bamir Topi deklaroi se situata në Partinë Demokratike do të vijojë të degradojë. I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News 24, Topi theksoi se rikthimi i Berishës është një rikthim për halle personale, në një kohë kur politika shqiptare e ka domosdoshmëri rotacionin e elitave.
“Sipas meje si një mjek njeriu duhet ta thotë diagnozën ashtu siç e shikon. Pasi nëse nuk e thotë ashtu siç është nuk ndihmon as veten e tij as pacientin.
Diagnoza në rastin e PD-së është një diagnozë e disfavorshme. Ka një sigël që po e kalon betejën në disa standard të paimagjinueshme. Një parti që solli pluralizmin dhe e aderoi Shqipërinë në të gjitha organizmat ndërkombëtare, kjo histori është e lexueshme por nuk po merret më në konsideratë, pasi ë gjithë po luajnë për interesante tyre. Rikthimi i Berishës është një rikthim, sikurse e njoh unë Berishën, Berisha nuk fantazon në rrugëtimin e tij. Berisha është njeri konkretë, nuk është irracional, është racional, çdo vendimarrje e tij është e mirëmenduar.
Shqipëria e ka domosdoshmëri të ketë një rotacion të elitave, një riciklim të elitave dhe këtu kemi një rikthim që bëhet vetëm për halle personale. Kjo më bën të mendojë se situata atje do vazhdojë të degjenerojë. E krahasova me klinikën e një sëmundje dhe sëmundja bëhet e pariparueshme kur sëmundja shkon në qelizë, dhe unë mendoj se shkon në qelizë”, tha Topi.
Elitat nuk riciklohen, riciklohen drejtuesit e partive dhe te shtetit. Berisha qendron ne sallen e Kuvendit te Shqiperise sepse i intereson Edi Rames; perndryshe me nje vendim dekriminalizimi atij i hiqet mandati i deputetit.
Të besuam, të zgjodhëm, votuam për ty. Ti na rrahe, na shave, na ndave në dy. Ne u ngritëm të hiqnim nga zverku ty djall, ti na rrope, na dogje, ne dhe’ po na kall. Je pashpirt, e xhelat, hipokrit, e demon pabesinë ke moral, sa dhe shokët mohon. Je mashtrues, se të mburr kur të bën fukara, ta lë fajin në derë, je pacipë, maskara. Si makut gangster, e dinak je një horr, të grabit sy ndër sy dhe pa turp të bën qorr. Për kolltuk e ofiq del nga varri, lugat, që të jesh po ti Zot, s’le shenjtor pa mëkat. Sa të gjesh midis jush hajdutë, spiunë e ca laro harbut, do të rri në opozitë orator demokrat dhe t’ju lë mos më keq, të përçarë, pa surrat.”
Jam Sali Berisha une, ore budalla!
Aqif, je njesh! Ky trashamaku tiranes , ky hajdut e pa moral , vetem per berishen nuk duhet te flase, pa asnji merits dhe nivel e beri president kete brigadierin e sallates jeshile dhe te bagetive, nuk e LA te punonte si veterinier cobanin.