
Ish-presidenti Bamir Topi ka folur pas takimit me presidentin e zgjedhur Bajram Begaj. Topi tha se takimi ishte miqësor dhe se pa se Begaj kishte premisa për një presidencë dinjitoze në këto 5 vite.
“Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisat për një presidencë dinjitoze në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike” tha Topi për “report tv”.
Kujtojmë që Begaj zhvilloi takim me ish-presidentët, Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi. Takim që zgjati rreth 90 minuta.
Me metrin tend patjeter eshte dinjitoz o shoku qe i kishe vene cmim emrimeve ne drejtesi dhe i kishe bere topin mu ne koke. Lere rehat tjetrin te beje hapat vete, se po mesoi nga ty e shoket e tu, dihet ku perfundon.