
Nga Ylli Pata
Edhe pse Edi Rama, kryeministri shqiptar, ishte politikani që ka përmendur dhe replikuar me Sergej Lavrovin në Samitin e Ohrit të “Ballkanit të Hapur”, realisht dy protagonistët ishin Dimitar Kovaçevski dhe Dritan Abazoviç.
Ishin dy kryeministrat e Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut, që firmosën urdhrin e ndalimit që avioni që do të sillte në Beograd ministrin e Jashtëm të Rusisë, të kalonte në hapësirën ajrore të vendeve të tyre. Natyrisht, një urdhër të tillë ndalimi e kishin dhënë edhe Shqipëria e Kroacia, por peshën e kësaj ngjarje shumë të rëndësishme politike e kanë mbajtur dy politikanët e rinj të Podgoricës dhe të Shkupit. Për herë të parë në historinë ballkanike, një zyrtar i lartë i Moskës është ndaluar që të hyjë në një hapësirë, që sot politikisht është territor i NATO-s.
E dy anëtarë të rinj të aleancës, që konsideroheshin të brishtë, treguan se janë aleatë seriozë, të cilët u janë bashkuar plotësisht vendimeve të Perëndimit-pra SHBA dhe Bashkimit Europian.
Po çfarë ndodhi politikisht në Ballkan, pas këtij vendimi të fortë, për të cilin si shqiptari Dritan Abazoviç i lindur në Ulqin, ashtu edhe maqedonasi Dimitar Kovaçevski, nga Kumanova, një qytet që ka një komunitet të madh shqiptar, kanë marrë kërcënime të rënda, deri edhe me jetë nga ultranacionalistët dhe aleatët politikë të Moskës në politikën e vendeve të tyre?
Së pari, është krijimi i një vije të kuqe për Rusinë në Ballkanin Perëndimor, të cilin Moska nuk e ka pasur asnjëherë, madje prej vitesh ka luajtur lojën e vet me intensitet të lartë dhe me influence shumë të gjera. E ky zhvillim është realisht epokal.
Së dyti, Serbia, që është aleati më i madh i Rusisë në Ballkan, si politikisht, si ekonomikisht por edhe kulturalisht, nuk ka abandonuar asnjë proces, si pasojë e këtij qëndrimi që realisht e ka izoluar atë në pjesën që Beogradi e ndjente veten më arrogante. Edhe pse Serbia ka luajtur e luan me dy-tre porta, si me SHBA, Berlinin, apo edhe me Pekinin.
Por sot, në Ohër, kryeministrat që kanë firmosur ndalimin e Sergej Lavrovit kanë qenë protagonistët e vërtetë të Ballkanit të Hapur: Edi Rama, Dritan Abazoviç dhe Dimitar Kovaçevski.
E në këtë linjë, sot në Ohër, Ballkani i Hapur, ka pasur një prezencë prej 5 shtetesh nga gjashtë që ka ky rajon; mungonte vetëm Kosova. Përveç njerëzve më të rëndësishëm të 5 shteteve, në Ohër sot kanë dhënë mbështetjen e tyre si përfaqësues të qeverisë përkatëse: Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin dhe Oliver Varhelyi, Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin. Ndërkaq, Vuçiç është shoqëruar në Ohër nga ambasadori i SHBA në Serbi, dipomati i nivelit të lartë Chirs Hill.
I gjithë ky konfigurim e ka bërë Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, jo në një takim mes kryeministrave të shteteve që kanë diskutuar për procedura doganore e rregulla kufitare, por një Samit të pastër politik të një gjeopolitike të re, madje krejt të re të Ballkanit Perëndimor.
Një Ballkan, që jo vetëm dizenjohet, jo vetëm që vendos kundër Rusisë, por edhe ndalon fizikisht që njeriu më i rëndësishëm i Vladimir Putinit të udhëtojë në shtetin që Moska e ka krijuar në fund të shekullit të 19.
Madje vendimet për ta ndaluar, e kanë dhënë një qeveritar i Malit të Zi, shtet që Rusia loboi të krijohet në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, dhe të Maqedonisë, një vend që Moska ka pasur influencë të frikshme deri para pak vitesh.
Sikur sot në Ohër të ishte edhe Albin Kurti, puzzle i Ballkanit antirus do të ishte edhe më i kompletuar, e nga ana tjetër do të kishim tre krerë shtetesh shqiptarë etnikisht dhe një tjetër që ka lindur në një qytet shqiptar si Kumanova.
Të tjerët ishin dy serb: Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, dhe Zoran Tegeltija, kryeministër i Bosnjë-Hercegovinës, i cili vjen nga Republika Srbska.
Tegeltija vjen nga socialdemokratët e serbëve të Bosnjës, ka qenë dhe është aleat politik i Milorad Dodikut, por përveç se nuk është përfolur për korrupsion, ai është i vetmi politikan i lartë i serbëve të Bosnjës, i cili nuk është ndëshkuar nga qeveria e SHBA si nga Departamenti i Shtetit, ashtu edhe nga Departamenti i Thesarit.
Sikur edhe Albin Kurti të ishte sot në Ohër, do të kishim 3 krerë shtetesh etnikisht shqiptar, dy serbë dhe një maqedonas që vjen nga një qytet shqiptar si Kumanova. Ohri dhe Kumanova janë dy qytete tepër të rëndësishme që shënojnë aleancën e shqiptarëve me Perëndimit.
Në Ohër, në vitin 2001 është firmosur marrëveshja mes shqiptarëve dhe maqedonasve që të jenë të barabartë në një shtet që do të ndajnë qeverisjen. Kurse në Kumanovë, në vitin 1999, u firmos kapitullimi dhe largimi final i trupave ushtarake e policore serbe nga Kosova. Ndaj Ohri ishte një samit Politik- të ishte Albin Kurti, ai takim do ta fuqizonte edhe më shumë faktorin shqiptar…
TemA
Nisma e Ballkanit te Hapur i sjell vendit tone perfitime nga me te ndryshmet dhe lajme shume pozitive
Ky samit i Balkanit te hapur eshte nje nisme shume e mire
Ah sikur te kisha koqe -tha halla
Nje mundesi fantastike per bashkepunimin midis shteteve????????
do ishte bukur nee do ishte dhe kosova aty por prap se prap ne jemi te sigurt qe edi rama po ben nje pune teper te mire
rusia ska te bej fare me kete marrdhenje me kete projekt
Nje samit i rendesishem dhe shume fitimprures per vendin tone. Fale punes suaj zori rama vendi yne po sheh zhvillime te medha
Albin Kurye eshte trap, politikan
ore me pare kam qene ppak kritik ndaj rames por sinqerisht po ben pune te mrekullueshme per shqiperine
Nje projekt madheshtor per vendin tone
Lavrov mund te shpif sa te doje por tashme esht fakt qe ballkani i hapur esht nje investim mese pro amerikan e jo rus sic ai e pohoi
Deklarimi i Lavrovit ishte i lig e hileqar, pra "ngritje topi" per kundershtaret e Open Ballkan ne rajon. Lojen e Lavrov e demaskoi Ambasadori amerikan ne Beograd, Hill, sot ne nje prononcim per mediat ne Oher.
Samit shum i rendesishem dhe fitim prures.Fal punes tuaj vendi yne ka marre nje zhvillim shum te madh,respekte per punen tuaj te palodhur
Samiti i Ballkanit te Hapur do sjelle shume projekte te reja qe do sjellin mjaft mundesi te mira per te zhvilluar vendin.
Ky samit nje mundesi e perkryer per te lene pas te shkuaren dhe te shkojme drejt te ardhmes bashke
Rama po ben nje pune shume te mire me vendin dhe me ne fund po e vene re edhe ata qe dikur e kundershtonin. Pergezime per kete gje si edhe per mbylljen e kesaj marreveshje te rendesishme per Shqiperine dhe vendet e tjera.
Rama po ben nje pun shume te mire, qe nga vendismeria per ta cuar kte projekt deri ne fund, e duke menduar perher per zhvillimin e vendit tone
Hahahaha filloi dasma e sufllaqeve .
Stela biba shko moj merru me alibeajn e bardhin se vetëm kjo ju ka mbetur. Shqiptarët ju kanë hedhur në kosh të plehrave një hetë e mirë që në 2013 hahahahaha.
Per cfare e do Kurtin - Osmanin , shume mire jane keto te pesta ,meren vesh me njera tjetren ,me Kosovaret nuk mundet me u mare vesh ,perderisa te jene Kurti - Osmani ne qeverisje ,do ishte mire qe Serbia te nderpresi eksportin ne Kosove ,e pastaj te shihnim kurtizanet _ osmanllinjte cfare do benin ,kjo peseshe mos ti beje me thirje kosoves
Escobar për Ballkanin e Hapur:Mbështes që kjo iniciativë të jetë ekonomike,nuk është projekt politik
Samit shume i rendesishem per zhvillimin e vendit tone. Me vjen mire qe me ne fund u realizua ky projekt per bashkpunimet me shtetet fqinje.
kjo eshte mire pasi serbia nuk po mund ta merre kosoven le ta merre shqiperine se pari da beje daljen ne deti pasi serbia nuk ka deti dhe pastaj ti bje ca komuna serbe
Nomrla qe ka rene poshte dinjiteti i njerzve ne Shqiperi, eshte shkaterruar ndjenja kombetare. Gjithe ai izolim, gjithe ajo varferi qe ishte, pastaj gjithe ajo endje rrugve te veropes, gjithe si prostitici9n, gjithe ajo hajni e plaqkitje, gjithe ajo droge, gjithe ata politikane miliarder e te poshyer qe drejtuan Shqiperine kaq vite...te gjitha keto e çuane Shqiperin ne goje te shkjaut. Po do te vijne dite te mira, kohet ndryshojne. Shqiptaret kudo qe jane kane dijte e do te dijne te bejne me te miren per kombin.
Te kishte qene edhe Kurti, atehere te gjithe Shqiptaret, kishin qene te bashkuar
Ballkani i hapur eshte nje mundesi shume e mire per tu integruar ne nje sistem qe i afron shume vendet tona
Kemi nevoje per sa me shume aleate dhe shtete mike ne rrugen tone te gjate drejt BE