Dialogu Ministror Mesdhetar, ministrja Xhaçka: Të bashkojmë forcat për të liruar furnizimet me drithë që Rusia mban peng në Ukrainë

8 Qershor 2022, 17:23Politika TEMA

Dialogu Ministror Mesdhetar, ministrja Xhaçka: Të bashkojmë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, me ftesë të homologut italian, Luigi Di Maio, mori pjesë në takimin virtual “Dialogu Ministror i vendeve të Mesdheut mbi Krizën e Pasigurisë Ushqimore”.

Ministrja Xhaçka përgëzoi Italinë për iniciativën e ndërmarrë, teksa bëri thirrje për të bashkuar forcat në gjetjen e një zgjidhjeje për këtë krizë të rëndë, e cila mund të përkeqësohet me kalimin e kohës.

“Ne duhet të pranojmë faktin se pjesa më e madhe e kësaj krize është një produkt i luftës së zgjedhur. Është produkt i një dredhie të vetëdijshme dhe cinike të Rusisë për të armatosur ushqimin. Prandaj, ne duhet të bashkojmë forcat për të ushtruar edhe më shumë presion mbi Rusinë për të liruar furnizimet me drithë që ajo mban peng në Ukrainë dhe përmes të cilave ajo shpreson të mbajë peng të gjithë botën”, u shpreh ministrja Xhaçka në fjalën e saj.


Kjo nismë e propozuar nga Italia vendosi bazat për diskutimin e kësaj çështjeje në Samitin e G7 qershorin e ardhshëm, ku një rol i rëndësishëm do t’i jepet vendeve më të prekura në rajon.

Nisma vjen në vazhdën e ‘Deklaratës Matera’ të qershorit 2021 të promovuar nga Presidenca italiane e G20, e cila është kthyer në një dokument themelor në kuadrin e sigurisë ushqimore në nivel global.

2 Komente

  1. T
    Tollombacet e Ramos po fluturojne lart

    Shqiperia digjet _ kjo (..........) i ka ngrit Tundsi te gjithe ne xhiro kta ,trushkulurit qe harruan se ku bejne pjes

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arzt

      Po kush te ka bere ministre ty me shushke? Po sa grure eksporton Ukraina gjithsej? Po gruri sa perqind te ushqimit qe konsumohet perfaqeson ne total? E pra pergjigjju njehere ketyre pyetjeve dhe pastaj shqetesohu per grurin ukrainas se s'eshte as 0.5% e totalit te ushqimit qe konsumohet sot ne bote. Ndaj mos na hapni barku ju dhi te zgjebosura

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje