“Ballkani i Hapur”, PD e Berishës: Rama po lejon rritjen e hegjemonisë serbe

8 Qershor 2022, 20:48Politika TEMA

“Ballkani i Hapur”, PD e Berishës: Rama po lejon rritjen e

Partia Demokratike e sheh pjesëmarrjen e Shqipërisë në nismën e “Ballkanit të Hapur” një shërbim për rritjen e influencës serbe në Ballkanin Perëndimor. 

Në një intervistë për ABC, nënkryetari i zgjedhur i PD, Luçiano Boçi flet për një disfatë ekonomike dhe politike të Shqipërisë që nga koha kur u bë pjesë e Ballkanit të Hapur.

“Politikisht rrit hegjemoninë serbe në rajon. Nga ana ekonomike sanksionon një lloj ndikimi absolut të ekonomisë serbe në rajon.”

Boçi e cilëson tradhti sjelljen që Edi Rama ka mbajtur në raport me Kosovën në nismën e “Ballkanit të Hapur”.

“Të thuash që kemi nismë rajonale pa Kosovën askush nuk e beson. Duhet të kërkojë njohjen e Kosovës dhe jo të mbesë te deklarata provokacija para shumë vitesh”.

Për nënkryetarin e PD, Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga nisma.

“Shqipëria duhet të dalë jashtë. Nisma të tilla duhet të ndërpriten.”

Sipas demokratëve, sjellja e kryeministrit Rama dhe mazhorancës për të refuzuar javët e fundit në Kuvend rezolutat që dënojnë gjenocidin në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus. 

9 Komente

  1. N
    N.MEHMETI

    Keta Luçianot e Sali Mortje Nongrates kane mbetur ne kohen e Qepës...1 Shekull mbrapa!...

    Përgjigjjuni
    1. c
      ceeeeeereeeeeeee Mazllum ham -humi shpellarit e ?

      hahahahahahahahhaaaa hik mer injorant se nuk bohet politike me kto tipa te Rrot Karizum nga Lia e Majmunit te shpelles . Ktta duhet kompostu ne Halen e Parlamentit

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sulejman Pumi

        Serbia ka hegjemoni ndaj Kosoves qe tani, dhe ti fytyrevrerosur dhe genjeshtar nuk ke thene asnje fjale tash gjithe keto vjet, qe ke pasur kohen e nevjeshme, biles ke qene edhe ne pushtet. Kosova importon mallra nga Serbia mbi 600 milion euro, dhe Serbia lejon vetem 30 milion nga Kosova. Kosova me Shqiperine pothuaj nuk ka tregeti. Cfare thua more patriot i madh qe nuk ke thene asnje fjale. Leri lojrat politike por sherbeji vendit tend, pleh.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Ky rrugaçi mizerabël që rriheshe me grushta në elbasan do japi moral ? Po turp që e nxirrni në gazetë nuk keni ?

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatosi-kosove

            Jo more mos ki frike se non grata me fazlliq shkaun kshilltar spécial per siguri kombetare i kryekriminel sali berishes nuk e lejon..... Vuqiqin te ta bej qefin ty.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loku

              O Luç je be koqe me ato komente prej idjoti. Je edhe profesor e flet pa asnje llogjike.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Haaa zedhendesi i dhendrit te Serbise

                Haaaaa po eshte shteti i dhendrit te Serbise non grata Berrisha qe femijet i ka gjysem Serbe dhe vajzen te martuar me Boshnjak qe ti bashkpunoni o ujku Cerrikut mos u beni qesharake se te pa besueshem keni qene heshtka eshte gjeja me e mire kur nuk ke cfare thua o bole njeri

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nik

                  Korigjim: Flet kerrici i Sali Berishes, nënkryetari i zgjedhur i PD-se se Foltores "NONGRATA", Luçiano Boçi...

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Polo

                    Turp turp dhe turp per kete bande te Sali Non grates. Ky dhe banda e tij, per interesa te tyre do mundohen te fillojne ngaterresa dhe lufte. Ketyre, nuk ju interesone popular as shteti por money.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje