Raportuesi për Shqipërinë në CDU reagon pas vizitës në Tiranë: Nuk bashkëpunojmë me ‘non grata’-t

8 Qershor 2022, 23:08Politika TEMA

Raportuesi për Shqipërinë në CDU reagon pas vizitës

Reportuesi për Shqipërinë në CDU, deputeti gjerman Peter Beyer ka reaguar pas vizitës në Tiranë. Ai ka ndarë disa foto nga takimet që ka zhvilluar duke theksuar se fokusi i vizitës së tij ka qenë në dy tema.

Beyer nënvizon rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe situatën në Partinë Demokratike. Ndalur te kjo e fundit, Beyer shprehet se nuk do të pranojnë asnjë bashkëpunim me personat e shpallur non grata duke iu referuar ish kryeministrit Sali Berisha.

Ai ka përsëritur edhe mesazhin ndaj Bullgarisë që të bllokojë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reagimi

Kam qenë në Tiranë/Shqipëri për tre ditë për bisedime me nivele të larta politike. Fokusi ishte në dy tema:


Anëtarësimi i Shqipërisë në BE ????????:

Shqipëria nuk duhet të jetë viktimë e bllokadës së turpshme të Bullgarisë. Shqipëria tani duhet të ftohet në konferencën e radhës ndërqeveritare si hapi tjetër konkret në procesin e anëtarësimit në BE.

Situata e Partisë Demokratike, PD:

Demokracia parlamentare e Shqipërisë ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë. Axhendat personale të individëve nuk duhet të luajnë një rol jashtë përgjegjësisë për vendin. Është e qartë se çdo lloj bashkëpunimi me një “persona non grata” si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar është i ndaluar që në fillim. Ky është një pozicion i zakonshëm, i pakundërshtueshëm që ne e përfaqësojmë rreptësisht në unison me miqtë tanë në SHBA

5 Komente

  1. D
    Demokrati me mend ne koke

    Ehhhh kujt ja thua.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Derri dhe Berisha duan plumb i dashur diplomat gjerman !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një qytetar

        Është interesante, sa më qartë shprehen ndërkombëtarët kundër Berishës, aq më këmbëngulës bëhet Berisha në karshillëkun e tij ndaj perëndimit. 78 vjeç dhe të mos e ketë të qartë se drejtimi i një vëndi në botën e sotme nuk është çështje vetëm e brëndëshme, por një problem i cili preokupon tërë shtetet me të cilat bashkëjeton, kësaj nuk ke çfarë emri ti vësh.Ne kërkojmë të bëhemi pjesë e Europës së bashkuar, Berisha vazhdon me avazin enverian të sovranitetit kombëtar. Duket sikur zotëria e quan çiflig të tij Shqipërinë. Sidoqoftë, nëse edhe në këtë moshë ai nuk do t'a kuptoj se karshillëku ndaj të mëdhenjve është thjesht një aventurizëm politik, atëhere është me vënd t'i kujtohet se " uthulla e fortë thyen enën e saj."

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taras Bulba

          Or Non Grata edhe ky foli ne emer te vete apo te CDU ?

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salkari

            Nuk na kercet shume ne te Sales se nuk na duan partite popullore ne Europe ....as non grata e USA sna ben pershtypje ,ka dhe me tutje jete politike .....kemi Uganden , Malin , Etiopine ..... Ec para Sal , me foltore nevojtoren tende .....mos e humb toruan Sal , tani qe do kesh dhe partner Ilir mutin ska perendi tju caje ....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje