Kryetari i Grupit të PD-së Gazment Bardhi i ka dërguar një letër Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, ku kërkon të dijë se kush e dha urdhrin për të futur efektivët e policisë në Kuvend.
Në letër Bardhi shkruan se deputetët janë kërcënuar me jetë nga policia dhe janë dhunuar e penguar, ndërsa ka kërkuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë brenda ambienteve të brendshme të Kuvendit.
Letra e plotë e Bardhit:
Më datë 17.10.2024 gjatë zhvillimit të seancës plenare, në kundërshtim flagrant me nenin 122 të Rregullores së Kuvendit dhe ligjin për Policinë e Shtetit, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë dhunuar, penguar dhe kanosur me jetë deputetët e opozitës brenda mjediseve të Kuvendit të Shqipërisë. Është dashur ndërhyrja e Gardës së Republikës (punonjësve të Shërbimit të Sigurisë së Kuvendit) për të mbrojtur deputetët nga agresioni brenda mjediseve të Kuvendit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit brenda mjediseve të Kuvendit, gjatë aktivitetit parlamentar, pengimi i deputetëve për të lëvizur në ambientet e Kuvendit prej tyre, kanosja me jetë e deputetëve të opozitës dhe cenimi i integritetit të tyre fizik, është një akti i paprecedentë në funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizimit në Shqipëri, një Kryetar Kuvendi nuk ka lejuar futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë. Kurrë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri nuk ka ndodhur që Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të pengojnë një deputet të Kuvendit brenda mjediseve të tij.
Futja e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit gjatë një aktiviteti parlamentar është një puç i rëndë kushtetues ndaj vetë Kuvendit të Shqipërisë dhe një provokim i pandodhur kurrë më parë ndaj opozitës. Për këtë arsye, kërkojmë të na:
– Informoni menjëherë se kush ishte autoriteti që dha urdhrin për futjen e Forcave Speciale të Policisë së Shtetit në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë?
– Vini në dispozicion kamerat e sigurisë të të gjitha ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Kuvendit të Shqipërisë (përfshirë por pa u kufizuar: sallës plenare, korridoreve lidhëse të sallës plenare, hyrjes kryesore të Kuvendit, ambinteve të jashtme të oborrit të Kuvendit të Shqipërisë).
Duke dënuar me forcë aktin brutal, të paprecedentë, të hakërrimit të Policisë së Shtetit ndaj deputetëve të opozitës në mjediset e brendshme të Kuvendit të Shqipërisë, ju siguroj se ju personalisht dhe cilido tjetër që në mënyrë arbitrare urdhëroni Forcat Speciale të Policisë së Shtetit të dhunojnë deputetët e opozitës, do të mbaheni përgjegjës për këtë shkelje të rëndë ligjore, që ka tiparet e një puçi kushtetues ndaj integritetit të Kuvendit të Shqipërisë.
Ky grupim rrugecerish po i nxin fytyren Shqiperise. Te shpallen jashte ligji. Te behet nje sondazh me kete motiv.
Pergjigjen:- Ti GazgejBythqirbardhi mund te hash MIT sa te duash.Policia nuk Ka hyre ne kuvendPolicia Ka kaluar ne menyre te organizuara,te disiplinuar ne nje rrugen qe i preket lulishtes prane Akademose se shkencave prane sheshit para kuvendit ,jashte saj.Policise ,FNSh nuk i jep leje as Garda,as kuvendit per te shkuar ne nje ngjarjet ku paraqitet nevoje.Nuk erdhen per bythen tende.Ju me prane kuvendit,hyrjes se saj ndezet dy here zjarrx te madh dhe nuk pranuat se i vite zjarrin kuvendit Tani qe Policia ne krye te detyres- Kalon katerfish larg nga hyrja e kuvendit Ju e akuzoni se huri pa' Leje ne kuvend.Mos do te thuash se Ermal Onuzi eshte ankuar te gu se FNSH Ka hyre pa' Leje ne kuvend?Keshtu ai kompromenton vehten si ish militanti i PD.
Te gjitha keto shkaktohen nga mungesa e Ambasadorit Amerikan ne Tirane.
Bardhi byth qimi po juve kush u dha urdher te hyni ne kuvend je i denuar me 60 dite kurve burre do vije koha qe do ju qime ropt ty dhe mulit
Ok Bardhushe dylberja, meqense po këmbngul, edhe unë po ta ngul dhe po ti pergjigjem pytjes tënde : unë e kam dhënë urdherin që policia, ushtria dhe forcat specnazë të hyjnë të armatosur nê parlament. Po po unë, Saliu kopili i mamit Shugare, komunisti i orve tê para, sekretari i org.bazë të partisë komuniste, sot në ilegalitet, por me autoritet fuqi-plotë mbi forcat e mbrojtjes dhe të rendit publik. Tani që u zbulova e di që puna ime mbaroj, por të rrojë partia dhe shoku Enver. Vdekje fashizmit - liri Viçikadolit.