Dy ditë më parë, në një dalje mediatike, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se për emrin e kandidatit të Partisë Demokratike për zgjedhjet në Tiranë do të konsultohej edhe me partitë aleate, duke synuar një mbështetje sa më të gjerë.
Kjo gjë, me sa duket, nuk i ka pëlqyer Gazment Bardhit, i cili prej kohësh, sa herë që do të dërgojë ndonjë mesazh, përdor këshilltarin e tij, Marash Logun, për të sulmuar apo për të kritikuar.
Në një postim në rrjetin social facebook, Logu shkruan pikërisht për çështjen e koalicionit parazgjedhor të PD-së, duke u shprehur se këmbëngulja në një gjë të tillë, do të thotë të pranosh se nuk e mund dot kundërshtarin politik.
Madje, Logu shkon edhe më tej duke akuzuar të gjithë ata që kërkojnë koalicion parazgjedhor të PD-së, se janë duke i shërbyer Edi Ramës.
“Të kërkosh me këmbëngulje një koalicion parazgjedhor, do të thotë të pranosh se i vetëm nuk e mund dot kundërshtarin politik. Personalisht jam i mendimit që Partia Demokratike duhet të kandidojë e vetme në zgjedhjet e pjesshme apo të përgjithshme lokale pa humbur asnjë minutë për koalicione me subjekte që në rastin më të keq janë në shërbim të Edi Ramës dhe në rastin më të mirë nuk shtojnë asnjë votë.
Koalicioni i vetëm i Partisë Demokratike duhet të jetë me qytetarët dhe për këtë duhet të fillojë sa më shpejt puna për të përgatitur kandidatin, ekipin, programin dhe organizimin elektoral për zgjedhjet e pritshme në Bashkinë Tiranë dhe pesë bashkitë e tjera. Partia Demokratike dhe demokratët ia kanë dalë më parë dhe mund t'ia dalim sërish me punë, dije dhe qytetari.” – shkruan Logu.
A është kjo një ‘shuplakë’ ndaj Berishës apo një mesazh presioni për atë çfarë është duke ndodhur në PD, ngelet për t’u parë në të ardhmen.
Por nuk është hera e parë që Bardhi përdor këshilltarin e tij për përplasjet brenda Partisë Demokratike./nl/TemA
Te hapni barkun kur beni shmrime te tilla Bardhi kunder Saliut , Flamut Noka keshtu e Logu ashtu . Partia Demokratime eshte nje organizate terroriste e janete gjithe bandite e nuk e kane per gje ta dredhin si kurvat si tu leverdise per momentin e te dredhi ne nje moment te dyte . Ajo bande terroriste nuk ka ligj apo moral ata per interesa te tyre te bandes jane te gatshem te vrasin nuk e kane bere njehere te vetme qe te shpresosh se mund te ndryshojne . Kete gje vetem keta halera qe shkruajne e dalin japin mend neper studio nuk e shohin e nuk e kuptojne se populli e di e i njeh shume mire e i ka nxjerre jashte nga zyrat e shtetit , vetem qorrat nuk e shohin e nuk e kuptojne .
Me vjen keq por duhet ta theksoj qe ju te PDH-se keni qene dhe mbeshtetni ndryshimet e bera nga KM per mos lejimin e koalicioneve para zgjedhore.Duhet ta falenderoni.