Basha me eurodeputetin austriak: Anëtarësimi i Kosovës në institucionet euroaltantike kontribut për stabilitetin në rajon

28 Qershor 2024, 16:00Politika TEMA
Basha me eurodeputetin austriak: Anëtarësimi i Kosovës në

Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me deputetin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.

Pjesë e bisedës ka qenë situate në rajon, ku Basha shprehet se kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë dhe akti terrorist i Banjskës është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë që meriton vëmendjen e BE.

Ai gjithashtu thotë se njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

Postimi i Bashës:

Kënaqësi të takohesha sot me anëtarin e Parlamentit Europian nga Austria, Lukas Mandl, një mbështetës i fortë dhe i vendosur i shqiptarëve dhe i Kosovës.


Biseduam për situatën në rajon, kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe lidhjet e saj me Rusinë. Akti terrorist i Banjskës tregoi se Rusia po mbështet taktika dhe strategji të njëjta me Krimenë, që më pas i hapi rrugë luftës pushtuese ndaj Ukrainës. Kjo është një këmbanë alarmi për paqen dhe sigurinë në rajon dhe Europë ndaj meriton vëmendje prioritare nga Bashkimi Europian dhe vendet anëtare.

Njohja e Kosovës nga vendet e BE-së dhe NATO-s, që ende s’e kanë njohur, dhe anëtarësimi i saj në institucionet euroatlantike, është kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Europë.

5 Komente

  1. f
    fredi

    Pirdh se lirohesh...

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hajde rradhen kush e ka

      Dalin nga ferra vetem e vetem per te bere nje foto kushdo qe te jete ai, turp nje mije here turp. Basha pasi "mbaroj" pune me Shqiperine, i eshte rifutur Kosoves si nje here e nje kohe qe i jepte Miloshevicit listat me emra te udheheqesve te UCK dhe adresat e tyre ku mund t'i kapnin. Basha eshte kallauzi dhe deshmitar i rreme per Shtepine e Verdhe kur punonte ne Kosove si agjent i daj Fazllicit.

      Përgjigjjuni
      1. l
        lul kllouni eshte Politikan ej !

        nuk le te huaj pa bo foto ,kujto se nqs ky del e foto me politikane ,i duket vetj se edhe ky eshte i tille ! hahhhhahaaaaaaaaa o rbt kush e gizi kte fare ne Politike

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kapterri

          E çfare po na duhet ke takoi Luli Basha?Ky eshte nona e pa aftesise.Mos harroni,eshte tipik njeriu qe s'di te bejë asgje.Edhe americanet i benë dalje, e panë qe nuk i hy ne pune as dreqit.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tom

            Ore mire jeni? Nuk ben lajm kjo...askush nuk e lexon se e di me pare se cthote ky...stamped I ka

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje