Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me rezultatet e Censit të Popullsisë, të publikuara ditën e sotme, të cilat treguan një rënie me mbi 400 mijë të popullatës në Shqipëri.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se shpopullimi i vendit i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës.
Basha shprehet se kjo metodë është veprim i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish dhe që nuk do t’ia dijë për eksodin masiv të shqiptarëve.
Postimi i plotë i Bashës:
Shpopullimi i vendit, i fshehur pas arnave të një censusi të zvarritur, të deformuar dhe jo transparent, si asnjëherë më parë e si në asnjë vend tjetër të botës, është produkt i drejtpërdrejtë i një qeverie të korruptuar që punon për interesat e një grushti të vogël njerëzish, duke lënë në varfëri familjet shqiptare, që mpaken vit pas viti.
Eksodi masiv i shqiptarëve nuk e shqetëson qeverinë, as thagmat korruptive që po i bëjnë gjëmën vendit, si skandali dramatik i Onkologjikut, apo i dhjetra zezonave të tjera që e kanë bërë vendin të pajetueshëm.
Shqipëria nuk meriton shpërbërjen e saj, shpërbërjen e familjes, largimin e rinisë, plakjen e popullsisë. Që kjo hemoragji të ndalë, kërkohet një ndryshim i menjëhershëm dhe rrënjësor.
Shqipëria meriton më shumë, prandaj ne kemi prezantuar përpara shqiptarëve një plan konkret dhe reformues, që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen, për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që meritojnë.
Si gjithmonë "njeriu që qesh" alias "njeriu që flet dhe s'thotë asgjë", edhe këtë herë nuk na zhgënjeu.
Karabush idiot ky di te lexoje grafiket qe tregojne ikjen e shqiptarve apo ashte trap iteri,normal kur shkollen qe ashte per3 vjet e mbaron per 13 vjet
Nuk kam mundesine te zbuloj se sa jane manipuluar shifrat e regjistrimit te popullsise por dhe keto shifra jane te mjaftueshme per nje alarm te madhe kombetar. Shqiperia po çbehet, avash avash cope pas cope ne po zhdukemi nga harta e botes. Ma e shemtuara eshte mania per tu dukur si lider nderkombetar e kryeministrit tone qe se shpejt do jete lideri i nje shteti qe nuk ka komb.
A na mgrenc mune or Lyl! Censuse te skate ishin vetem ata qe beje ti me halen non grata.