A është gati të bashkohet me PD nëse largohet Sali Berisha? Ja si përgjigjet Luzim Basha

28 Qershor 2024, 10:16Politika TEMA
A është gati të bashkohet me PD nëse largohet Sali Berisha?

Lulzim Basha në studion e emisionit “Open” në News24 u pyet nëse është i gatshëm të bashkohet me PD-në që sot drejtohet nga Sali Berisha, pas vendimit të Apelit, nëse largohet ish-Kryeministri.

Basha tha se nëse Sali Berisha tërhiqet, ekuacioni ndryshon. “Nëse Berisha do të tërhiqej atëherë kur duhej të tërhiqej, nuk do të ishte PD në këtë gjendje.


Sali Berisha aq shumë e “donte” PD sa për pak desh na u bë LSI partia e dytë më e madhe në vend.

Berisha duhet të tërhiqet, duhet ti kërkojë falje demokratëve dhe shqiptarëve, se ka zhvilluar një betejë të padrejtë, me mllefe, dhe po mban vulën si mburojë. Ata që i shkojnë nga pas presin se çfarë cope mund të kapin”, tha Basha.

Në vijim ai u shpreh se Sali Berishës iu ofrua që të kandidonte kandidatët e tij në zgjedhjet lokale, kur unë isha i dorëhequr, me logon e PD-së dhe ai nuk pranoi.

“Berisha nuk donte, Berisha i çoi votat te LSI. Berishës iu tha kandido emrat që do me vulën dhe logon e PD-së, por nuk pranoi.

Nëse do ti dhimbsej PD, do të kandidonte me vulën dhe logon. Logo e Ilir Metës mori 250 mijë vota, ndërsa votat e tjera ishin të kandidatëve. Berisha shkoi te logo e LSI-së dhe për pak e nxori forcë të dytë”, tha Basha.


Sipas tij, Sali Berisha nuk do të reflektojë sepse ai është në pazar me Edi Ramën. Basha tha se është i gatshëm me të gjitha forcat që janë në opozitë me Edi Ramën.

5 Komente

  1. T
    Tom

    Dhe ti dhe Berisha. .

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      Jam e shokuar nga media qe marin per te verteta theniet e lulushit.Si ka mundesi qe nuk e vini perball realitetit .Çfar i ka dhene ai shqiperise ? Perkundrazi i ka mare ,kur ishte minister i trasporti vodhi ,ministero i brendeshem vrau ,ministero i jashtem shiti detin,kryetar bashkie u pasurua ,cfar prismi ngaky butak ? Turp per median

      Përgjigjjuni
      1. m
        maks

        Duhet ta mbeshtesni me fort ju te Tema-s zotin Bashi, eshte dora jone de

        Përgjigjjuni
        1. l
          landi

          Cfare do i afroje PD-se ky mortja?! Veten dhe kunatin?!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje