PS mban Berishën në Kuvend, Frrok Çupi: Ngjarje me dyshime, lë shijen se pandëshkueshmëria vazhdon

27 Qershor 2024, 20:30Politika TEMA
PS mban Berishën në Kuvend, Frrok Çupi: Ngjarje me dyshime,

Analisti Frrok Çupi e konsideron si një ngjarje që të lë dyshime, mbajtjen në Kuvend të Sali Berishës, edhe pse ka 6 muaj që nuk është paraqitur në seancat plenare.

Në një intervistë për ABC News, Çupi u shpreh se mbajtja e Berishës në Kuvend, të lë një shije që pandëshkueshmëria vazhdon.

Sipas Çupit, Berisha nuk do të dalë i pafajshëm, pasi mbi të rëndojnë akuza shumë të mëdha.

“Është një ngjarje, që për të thënë të vërtetën, ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë një diskutim tek njerëzit. Është një ngjarje që lë dyshime sidomos për proceset jurdike të barazisë para ligjit dhe sidomos për pandëshkueshmërinë. Ky vendim i Kuvendit, pavarësisht se në cilat rrethana është marrë dhe pavarësisht se sa të drejtë ka Kuvendi, në fund të fundit lë hijen e asaj që ky njeri ose disa njerëz në Shqipëri, mund të bëjnë çfarë të duan, kur të duan, si të duan, ndërsa të tjerë duhet të nënshtrohen para ligjit. Lë shijen që pandëshkueshmëria vazhdon të rezistojë.

Njeriu mendon që shkon në gjykatë dhe nuk gjen drejtësi, do të thotë se njerëzit dyshojnë se ka një lidhje, ka hile. E dimë që ai mandat është i pavlerë, por dimë që Berisha është falur, në kohën kur ka tentuar të vrasë njerëz në PD, falet çdo ditë kur shpenzon shuma të mëdha për militarë dhe për simpatizantë që i vijnë rreth e rrotull ose paguan shuma të mëdha për gjyqe nëpër botë.

Askush nuk e ka thirrur Berishën në prokurori dhe ta vërë para drejtësisë. Ne, e njohim, e dimë çfarë është duke u zhvilluar, e dimë që Berisha nuk del i pafajshëm, mbi të rëndojnë faje shumë të mëdha”, theksoi ai.

7 Komente

  1. s
    saliu duhet te shpallet terrorist

    sali krimineli, jo qe nul do denohet por edhe do drmshperblehet nga edi rama,ju kujtohet gerdeci kur edi i rrahu krahet saliut duke i thene qe mos e rruj se do vij une ne pushtet dhe nuk te prek njeri,dhe ashtu ndodhi pavarsisht se cfare u thoshte te demtuareve .....

    Përgjigjjuni
    1. K
      Keshilltari juridik

      "Kushdo quhet i pafajshëm, përderisa nuk i është provuar fajësia me vendim gjyqësor të formës së prerë." Kushtetuta e Republikes se Shqiperise; Kapitulli: "Lirite dhe te drejtat themelore te njeriut"

      Përgjigjjuni
      1. a
        arsyeja

        e frrok spiuni nuk te doli perralla qe thoje mashkull bythqim legen ik lepija rames tani se i eshte bere me mute te thate shkerdhat.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bujar Kanapari

          Mandati digjet kur mungon mbi 6 muaj pa arsye. Si do shkoi Berisha ne Kuvend kur eshte nen arrest shtepie? Po sikur te fitoi pafajesine, kush ja kthen mandatin? Te qenit nen arrest shtepie, nuk ta heq mandatin se ndryshe do tja kishin hequr qe diten e pare te arrestit. Eshte rast per interpretim te ligjit. Parlamenti ka vepruar drejt. Nuk eshte i njenjti rast si me Arben Ahmetaj qe eshte larguar nga Shqiperia.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Protestuesi o 21 janarit

            O z Cupi Saliu jo ka tentuar po ka vrare bile i bere pishman qe nuk vrau me shume nga kater deri 30 - 40 po edhe 300 - 400 mburrej ne tv ne 21 janar arriti deri aty sa kishte mare nje mitraloz ne zyre per te vrare liderin e opozites . Ai jo qe nuk nuk nuk duhet te dali i pafajshem por po e vonojne shume se ai duhet te varet me tere ato akuza qe ka ne kurriz .

            Përgjigjjuni
            1. h
              hasani

              PS me Edin ne krye me sa duket po i vjen fundi, i kane rene fuqite. Kete po e tregojne dy ngjarjet e tmerrshme kriminale te fundit. Skandali tek onkologjiku sigurisht eshte veper e atij stafi kriminal qe ka operuar ne ate spital por mendoj se fajtori kryesor eshte stafi drejtues i QSUT dhe ministrise se shendetesise. Drejtimi i QSUT mga PS qe nga viti 2014 e ne vazhdim tregon qarte se kush eshte fajtori per skandalin. Se dyti mos heqja e mandatit te nje kriminelei si berisha tregon qe PS dhe vete edi edhe bere pale me kriminelet qe shkaterruan kete vend e vrane me shume se 4000 qytetare te pafajshem. Jo vetem keto skandale, por sidomos mos reagimi i ashper ndaj shkaktereve tregon qarte se KM eshte pale me krimin. Si ka mundesi qe KM ne prag te skandalit largon ministren duke e derguar ne nje digaster tjeter. A mos valle ka pergatitur nje skandal te ri ne Ministrine e Aresimit!!! ...

              Përgjigjjuni
              1. S
                Skraparliu

                O Frok sicialistet e mbajne Salen ne parlament sepse e para dhjesin GJAKE nga Sala e dyta jane te DHJERE per vete.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje