Berisha nuk humb mandatin e deputetit, Qefalia: Nuk bëhet fjalë për ‘dashuri’, është zbatuar rregullorja

27 Qershor 2024, 13:50Politika TEMA
Berisha nuk humb mandatin e deputetit, Qefalia: Nuk bëhet fjalë

Sali Berisha mungon në parlament prej gjashtë muajsh, por nuk do ta humbë mandatin e deputetit.

Në mbledhjen e konferencës së kryetarëve, pa praninë e mediave këtë të mërkurë, Lindita Nikolla argumentoi se mungesa e tij në seancat plenare në këtë periudhë kohore konsiderohet e arsyeshme përsa kohë ai ndodhet me një masë sigurie “arrest shtëpie” kërkuar nga prokuroria e posaçme dhe vendosur nga Gjykata e Posaçme, në të dy shkallët e gjykimit.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për këtë çështje ndërsa tha se ky vendim ka të bëjë vetëm me zbatimin e rregullores së Kuvendit.


“Nuk bëhet fjalë për dashuri për Sali Berishën, por për zbatimin e rregullores së Kuvendit që e ka të e përcaktuar që kur një deputet mungon pa arsye më shumë se 6 muaj i ndërpritet mandati.

Ndërsa zoti Berisha ndodhet në arrest shtëpie dhe ka një arsye, pra nuk është ndonjë dashuri. Në momentin që do të kemi vendim të formës së prerë do të veprohet në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Atij nuk i është hequr e drejta e të qënurit deputet, në rastin konkret për sa kohë nuk kemi vendim të formës së prerë Kuvendi e ritheksoj është të njohë të gjithë të drejtën që gëzon deputeti”, tha ai.

2 Komente

  1. t
    tefiku

    Bajga jeni te tere.Si Berisha si Rama edhe Meta dhe zagaret e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qefalia i fshatit

      Sa bukur e zbatoni rregulloren ne favor te Berishes ju! Po per Tahirin,Ahmetajn nuk u zbatua rregullorja. Mungese me arsye! Sa Turp!. Berisha mbahet ne arrest se ka shkelur ligjin,kurse ju nuk ia hiqni mandatin se "eshte mungese me arsye" Atehere lejeni te lire dhe futeni ne parlamnet....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje