
Ekspertiza amerikane do të ndihmojë për kontrollin më efikas të internetit tek të rinjtë dhe rritjen e sigurisë kibernetike në Shqipëri. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u takua në Uashington me kryetarin e Komisionit Special në Kongresin amerikan, John Moolennar.
Balla zhvilloi një bisedë, që e konsideroi të frytshme, mbi sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e përdoruesve të internetit dhe rrjeteve sociale nga dhuna online.
“Ne i kushtojmë një vëmendje të shtuar keqpërdorimit të rrjeteve sociale për veprimtari apo promovim të sjelljeve të paligjshme. Është i domosdoshëm verifikimi i moshës dhe identitetit të përdoruesve, monitorimit të kohës së qëndrimit, monitorimit prindëror me qëllim shmangien e varësisë tek fëmjët dhe adoleshentët”, nënvizoi ministri i Brendshëm pas takimit me zyrtarin amerikan.
Kongresi Amerikan dhe Parlamenti Europian kanë kërkuar monitorim të detajuar gjatë periudhave zgjedhore, për të shmangur dezinformimin dhe ndërhyrjet në proceset zgjedhore. Kongresmeni Moolenaar është një zyrtar i njohur dhe mik i rëndësishëm i diasporës shqiptare në Miçigan.
O Taulant , shpejtohu ore se eshte bere gati Fatmir Mediu , ka prere bilet avioni ...te takohet me Kongresmene dhe ta informojne per ceshtjet e nxehta ne mbare Boten .....per luften ne Lindjen e Mesme , per Rusine dhe Kinen ....se Mirin e kemi koke te madhe , e demeki duhet informuar zotnia Miri bythqiri ....i beri parate evjedhura dhe parat e nxjera nga krimi dhe gjaku i Gerdecit lobime ...keta duan Enver Hoxhen mor zot i madh ....tu kishte qire robt , ti kish kaluar perpara toges ...ja keta jane qelbesirat e sotme ,. te bejne te kthesh mbrapa ne mendime dhe te kujtosh te kaluaren e hidhur ....kete SPAKu duhet me kohe ta kish kaluar pa radhe dhe ta gjykontre , po ky qelbesira mban lidhur nje dunja me njerez ...po u gjykua ky do kalojne ne gjykate te gjithe nga plera Sali me Xen bythqirin dhe kompani ....prandaj e kene lene te lire te kullote e te shkoje andej ketej sikur ja var njeri kemboren ...ptuuuu qelbesire