Veliaj udhëtonka jashtë/ Frrok Çupi: Lajmet e rreme, goditje mbi stabilitetin e vendit

27 Qershor 2024, 21:49Politika TEMA

 

Veliaj udhëtonka jashtë/ Frrok Çupi: Lajmet e rreme, goditje

Analisti Frrok Çupi thotë se lajmet e rreme, janë goditje mbi stabilitetin e vendit, duke iu referuar lajmit se kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i ishte marrë pasaporta dhe se SPAK kishte zhvilluar një operacion, diçka e cila u mohua.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se nëse nuk ndalohet fenomeni i lajmeve të rreme, kjo do të jetë një problem shumë i madh.

“Ky është një goditje më vete, për të thën të vërtetën, një goditje mbi stabilitetin e vendit. Çdo lajm i rremë, dhe sidomos lajme të tilla, me hapësirë kaq të madhe, dhe me prtishmëri të tilla, padyshim që i japin goditje stabiltietit të vendit, siç po thotë e gjithë bota për lajmin e rremë. Pse ndoodhin këto, është arsye shumë e thjeshtë, mungojnë institucionet do t’i presim këto gjëra. Ka dy palë të dyshuara, është media që e ka shpërndarë lajmin dhe prokuroria që dyshohet se e ka përhapur lajmin. Asnjë prej tyre nuk ka një institucion që vë në vend të drejtën e individit ose të drejtën e së drejtës. Nuk ka institucione që e ndalojnë median të thotë gjëra të pavërteta, nuk ka gjykatë që të gjykatë pastaj që të gjykojë mbi këtë gjë. Ndërkohë, nuk kemi një etikë, nuk kemi një kod etike për prokurorët e vendit që të mos bëjnë dorëzim dosjesh te gazetarët.

Dorëzimi i dosjeve te gazetarët, është kthyer në gjë tragjike për vendin tonë, e kanë dëmtuar jashtëzakonisht shumë gazetarinë investigative. Dosjet në prokurori janë kthyer në mall që shiten dhe blihen. Kjo është tragjedia. Nëse nuk ndalohet ky fenomen, do të jetë një problem shumë i madh”, theksoi ai./abcnews.al

6 Komente

  1. P
    Per frrok spiunin

    Per ty spiun i kohes se komunizmit qe do te manipulosh shqiptaret: veliaj ne momentin e ardhjes ne aeroport nga zvicra, i sekuestrohet pasaporta direkt ne aeroport. Do shikosh qe veliaj nuk do dale jashte per shume kohe! Sigurisht qe mediat sdo ta thone kete gje por kjo eshte e verteta

    Përgjigjjuni
    1. C
      Coli

      Me ngjarjet tek Onkologjiku fhe vjedhjet famoze ne Bashkine e Tiranes jane turpi i kesaj qeverie.Keto tronditin stabilitetin e vdndit dhe na turperojne para gjithe botes zoti Cupi.Apo keto nuk duken.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kazani

        O Frok ato analizat politike i ke më të mira sesa kjo avokatia që po i bën Lali Çerit. Nuk e kuptova ku e kishe hallin tek 'fake news" apo Lal Çeri. Më apo pa fake news. Lal Çeri është një Mjaftist, 99-ç dhe kokërr hajduti. I kapur gafil dhe që më gjithë daljet e tij thjesht po i thotë Ed Ramës: " të rrofsha k.... mos më lësho se jam ushtari i jot. So do që ti kesh interesat o Frok , ke dal zbuluar. Lali Eri mbetet Lali Çeri!

        Përgjigjjuni
        1. z
          z. Frroku gjini i " Penes "

          Per ju komentuesit qe kritikoni z. Frroku pa asnje deshmi por vetem me fjale fantazie ! ose e keni nga Injoranca ose jeni te shitur ! Mbase mund te jeni ? nga ata qe roni me nje byrek dhe nje gote llalle ne dite ! Lerjani fjalen Drejtesise se cfare eshte e verteta... Sa per z. Frroku as e njohe as nuk kam asnje lloje Interesi ta mbroje.....por mesa kam Lexuar nder vite...i Respektuari z. Frroku eshte nje gjeni i penes dhe ka vite qe te gjithe te palarat e krimineleve dhe Spiuneve ( duke filluar qe nga penecilina ap Gimi me tha 7 % e shume te tjere me rradhe ! ) jua ka nxjere bojen dhe shume mire ka vepruar dhe vepron...

          Përgjigjjuni
          1. z
            z. Frroku gjini i " Penes "

            Per ju komentuesit qe kritikoni z. Frroku pa asnje deshmi por vetem me fjale fantazie ! ose e keni nga Injoranca ose jeni te shitur ! Mbase mund te jeni ? nga ata qe roni me nje byrek dhe nje gote llalle ne dite ! Lerjani fjalen Drejtesise se cfare eshte e verteta... Sa per z. Frroku as e njohe as nuk kam asnje lloje Interesi ta mbroje.....por mesa kam Lexuar nder vite...i Respektuari z. Frroku eshte nje gjeni i penes dhe ka vite qe te gjithe te palarat e krimineleve dhe Spiuneve ( duke filluar qe nga penecilina ap Gimi me tha 7 % e shume te tjere me rradhe ! ) jua ka nxjere bojen dhe shume mire ka vepruar dhe vepron...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje