"Vula e PD iu dha një personi që hetohet për korrupsion", Basha: Berisha po e çon PD për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve

28 Qershor 2024, 09:29Politika TEMA
"Vula e PD iu dha një personi që hetohet për

Lulzim Basha është i vendosur për të vijuar rrugën e ndarë nga ish-aleati i tij Sali Berisha. Nga nga studio e “Open” ai deklaroi se Berisha do e çojë PD në 2025 për "dhjamë qeni", teksa paralajmëron edhe tradhti ndaj demokratëve. 

Basha tha se po shqyrtohet mundësinë që gjyqtarët e Apelit që ia kaluan vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës, të kallëzohen në SPAK, por edhe në KLGJ.

Ai ka pretenduar se vendimi i Apelit është një pazar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke u shprehur se kjo Gjykatë nuk zbatoi atë vendimin e Gjykatës së Lartë që kërkonte një gjykim themeli.

Basha tha se ekipi i juristëve do ndjekë deri në fund rekursin për logon dhe vulën e PD-së, ndërsa ai do angazhohet në takimet me qytetarët.


“Berisha dhe Rama janë dinosaurët që nuk duan të flitet për asgjë. Njëri thotë do mbaj vulën për tu mbrojtur nga amerikanët, tjetri thotë mbaj vulën ti se unë do mbaj pushtetin.

Dhe po të jap dhe një lajm sonte, për të tre gjyqtarët po përgatitet materiali për të parë nëse mund t’i kallëzojmë në SPAK dhe në KLGJ. Prandaj po të them që ne jemi institucional.

Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo.

Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati”, u shpreh  Basha.

Basha shtoi se ka gati strukturat, programin dhe organizimin, por në 11 qershor, Edi Rama na mori logon dhe vulën dhe ia kaloi dikujt që është dizenjuar “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA, që është në arrest shtëpie dhe që po hetohet për korrupsion.

Basha tha se ky është modeli që Edi Rama kërkon të ketë përballë në zgjedhjet e 2025.

“Që Edi Rama të çojë planin deri në fund, i duhet të ketë Sali Berishën në krye të PD-së me vulë dhe ne të mos jemi alternativë në zgjedhje. Por ne nuk do e lejojmë që Rama ta çojë planin e tij deri në fund”, tha Basha.

 

2 Komente

  1. N
    Nastradini

    O Lul trimi! Njëherë na the se nuk bashkëpunon me nongratat dhe pastaj na rrëfeve se kushti yt që të bashkohesh me Saliun është që ai të ndahet nga Likja.(ku e shpure nongratën)Tani na thua që mund të bashkëpunosh me Argitën kur edhe ajo është nongrata!!.Atëhere kur ishe Luli në variantin e parë na the se reforma në drejtësi kishte dështuar plotësisht dhe ajo do të zhbëhej deri në zero prej jush dhe do të ribëhej nga fillimi. Tani në variantin Luli 2 ,sikur të mos kishe thënë e bërë asgjë ,na del mbrojtësi më i madh i SPAK-ut. Na sqaro më parë edhe për këto o trim ,se përndryshe do të mendojmë se këtu midis nesh , njëri nga të dy, (ne ose ti ) , sikur nuk i ka të gjitha vidhat në rregull.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nderpriteni pak ushmin mos hani mut gjithe kohes.

      Po ti Lul brylin u ke futur demokrateve? Je per SPAK, jo te dalesh ne dritare si Saliu, por direkt ne burgun tek rruga Jordan Misja. Je palaco, hadut dhe genjeshtar, 3 here Minister ne qeverite e saliu, nje here kryebashkiak i bashkise se vjedhur te Tiranes qe ndertove me imagjinaten tende tre dimensionale tramin Kino Studio-Kombinat etj etj. Ti leme menjane vjedhjet me nga 230 milion euro, por "qershia mbi torte" per ty si Minister i Brendeshem eshte urdheri per pushkatimin e 4 protestuesve ne Bulevard. Pevec se genjeshtar je bere edhe qesharak.... fute Shqiperine ne NATO, ndertove Rrugen e Kombit....., por harron te thuash se i fale Greqise 255 km2 det, po per takimin ne cader ne shkretetire me Kadafin e Libise ke ndonje gje per te na thene ??????

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje