Kryeministri Edi Rama tha se zhvillimi i zonës së Rivierës ka hapur mundësi të reja për banorët e zonës.
Gjatë shpërndarjes së disa titujve pronësie në Dhërmi, Rama u tha banorëve që prona e tyre është një aset i vyer, pasi çmimi për metër katror aty është më i lartë se në Korfuz.
“Ndërtimi i infrastrukturës ka sjellë që çmimi në të gjithë zonës të shkojë duke u rritur deri në pikën që pjesë të caktuara të kësaj zone e kanë sot çmimin më të lartë se në Korfuz. Sot të blesh një metër katror në këtë zonë është më shtrenjtë se në Korfuz. Dhe këto metra i disponojnë pronarët që i kanë këtu”, tha Rama.
“Të thuash që këtu është bërë politikë për të shpronësuar himarjotët dhe banorët autoktonë në funksion të oligarkëve - se oligarkë në Shqipëri nuk ka. Fjala oligarkë nuk lidhet me sipërmarrësit e mëdhenj shqiptarë, është një fjalë e hedhur në erë dhe si të gjitha gënjeshtrat e mëdha që janë ato që thithen e besohen më shpejt, edhe kjo ka zënë vendin e vet", shtoi ai.
Rama tha se investimet për këtë zonë i kanë ndryshuar faqen dhe nuk janë bërë për individë të veçantë, por për të gjithë banorët autoktonë. “kur vija në Himarë përpara, sikur vija në një Bathore, por jo Bathorja sot, por Bathorja e dikurshme, me det, nuk është bërë në të gjitha kohërat përpara kësaj periudhe që ne qeverisim, me fakte.
Se është rritur numri i turistëve, ashtu si kundër pakkush mund ta imagjinonte. 10 milionë turistë u arrit vjet, sivjet mund të shkojë 12, mund të shkojë 13. Kjo ndodh sepse turistët që vijnë në këtë zonë gjejnë arsye për të ardhur”.
Po ik o rrot kari! Na tregon ti bathoren, e mban mend si i the atij shokut, me mire te qihesh ne bythe se te shtysh mut me kar
Turi apo turi ! turi derr
Po ik or kokrra e mashtruesit. delirant pathologjik. Himara me gjithe fshatrat perrreth kane qene dhe jane perla te krijuara nga zoti. E vetmja dhe qe ti ke bere eshte grabitja e himarioteve nepermjet "investitorit strategjik". Shko njehere andej nga Kadastra e Vlores te shikosh me sy baterdine...